Ministrja Hoxha nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Caritas Kosova

Prishtinë,   |   10/07/2017

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot, ka pritur në takim Drejtorin Gjeneral të Caritas Kosova, Don Viktor Sopi, me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Caritas Kosova, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi.

Të dyja palët nënshkruese u pajtuan për bashkëpunim në periudhë të caktuar kohore me qëllim të zbatimit të projektit të Caritas Kosova, të titulluar: “Nga parandalimi, nëpërmjet trajtimit dhe rehabilitimit deri te ri-integrimi i suksesshëm”. 

Këto aktivitete do të zhvillohen në Qendrën Korrektuese  dhe në Qendrën për Masa Edukative dhe Korrektuese në Lipjan.  Me këtë marrëveshje  Palët pajtohen që Caritas Kosova të realizojë aktivitete që kanë për qëllim parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin në funksion të ri-integrimit të të burgosurve pas lirimit.

Në fund, Ministrja Hoxha e falënderoi drejtorin gjeneral të “Caritas Kosova”, Don Viktor Sopi, për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa përfaqësuesi i “Caritas Kosova”, Don Viktor Sopi, u zotua për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Ministrinë e Drejtësisë duke përgëzuar këtë të fundit për bashkëpunimin e bërë deri më tani.


Ky projekt zhvillohet me qëllim të përkrahjes së ri-integrimit të të burgosurve në shoqëri pas lirimit, e drejtë kjo e garantuar me legjislacionin në fuqi.