Ministri Tahiri priti në takim ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie

Prishtinë,   |   12/09/2017

Sot, Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Greg Delawie.  Gjatë këtij takimi, z Tahiri falënderoi Ambasadorin Delawie për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada e SHBA-së në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimit institucional të kësaj fushe. 

Ministri Tahiri shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës së SHBA-së drejt përmbushjes së objektivave gjithëpërfshirëse ligjore dhe institucionale.

Ambasadori, Greg Delawie, e uroi Ministrin Tahiri për detyrën e re dhe njëherit shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin edhe në të ardhmen në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe në forcimin e integritetit të sistemit të drejtësisë në përgjithësi.


Ambasadori Delawie  dhe Ministri Tahiri, ndanë bashkërisht konceptet dhe objektivat që duhet të zënë vend, në mënyrë që sistemi i drejtësisë të funksionoj mirëfilli sipas mandatit kushtetues dhe ligjor, e që paraqet një nga objektivat themelore të këtij mandati qeverisës.