Ministri Tahiri takoi shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, znj Apostolova

Prishtinë,   |   13/09/2017

Sot, Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, u takua me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, njëherësh përfaqësuese e posaçme e BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova.

Ministri Tahiri shprehu përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për të zhvilluar bashkëpunimin me Zyrën e BE-së rreth avancimit të sundimit të ligjit konform agjendës evropiane për Kosovën.  Ndërsa nga ana e saj, znj. Apostolova potencoi se BE-ja vazhdon të jetë e gatshme ta ndihmoj Kosovën në këtë proces.

Ambasadorja Apostolova uroi Ministrin Tahiri për përgjegjësinë e re, për të udhëhequr me Ministrinë e Drejtësisë. Njëkohësisht, nënvizoi rëndësinë e koordinimit me të gjitha institucionet drejtësisë për të avancuar sa më shumë fushën e sundimit të rendit dhe ligjit me agjendën evropiane.