Ministri Tahiri priti në takim shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX),  Zj. Papadopoulou

Prishtinë,   |   13/09/2017

Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, ka pritur në takim njoftues shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Zj. Alexandra  Papadopoulou. Gjatë takimit, Z. Tahiri dhe Zj . Papadopoulou diskutuan për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme mes Ministrisë së Drejtësisë dhe EULEX-it.


Ministri Tahiri e falënderoi Zj . Papadopoulou për mbështetjen që EULEX-i, ka dhënë dhe po vazhdon të jap në fushën e sundimit të ligjit, e  në veçanti forcimin institucional të kësaj fushe. Po ashtu, z Tahiri shprehu gatishmërinë e tij për të fuqizuar sundimin e ligjit, transparencën dhe llogaridhënien në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Zj. Papadopoulou e uroi Ministrin Tahiri për detyrën e re, e po ashtu shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin edhe në të ardhmen në fushën  e zhvillimit të institucioneve të Kosovës për sundim të rendit dhe ligjit.