Mandati i Departamentit Ligjor

BAZA LIGJORE DHE PËRGJEGJËSITË E DEPARTAMENTIT LIGJOR

 


Departamentit Ligjor si njësi organizative e Ministrisë së Drejtësisë duke u bazuar në kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë të përcaktuara me Rregulloren nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, Shtojca I, Rregulloren e Punës së Qeverisë nr.09/2011, si dhe ligjet dhe aktet nënligjore përkatëse ka detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:

1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive, nga
fushëveprimtaria e Ministrisë;


2.Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit primar dhe sekondar, nga fushëveprimtaria e Ministrisë;


3.Siguron përputhshmërinë e legjislacionit të propozuar nga Ministria me legjislacionin e Bashkimit Evropian (Acquis), me Kushtetutën dhe me ligjet eaplikueshme në Republikën e Kosovës;

 

4 Ofron rekomandime dhe këshilla ligjore për strukturat e Ministrisë, sipas kërkesës;


5. Bashkëpunon me Avokaturën Shtetërore në përfaqësimin e Qeverisë si dhe autoriteteve tjera publike në procedurat gjyqësore;

 

6.Ofron mbështetje ligjore në hartimin e propozim-vendimeve dhe të dokumenteve tjera, sipas kërkesës.

Departamenti Ligjor përbëhet nga Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit dhe Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit.
 

 

Drejtor i Departamentit Ligjor
 

Z. Mentor BOROVCI

 

 

 

Kontakti:

E-mail:
mentor.borovci@ks-gov.net
http:  www.md-ks.net
Tel: 038/200 18 161
Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)
Kati VII, Zyra nr.704
Prishtinë, Kosovë