Avokatura Shtetërore

Detyrat dhe përgjegjësitë e Avokaturës Shtetërore janë:

i. Përfaqësimi i Ministrisë, Qeverisë dhe entiteteve tjera pranë organeve gjyqësore, pranë arbitrazheve si dhe organeve tjera administrative;

ii. Hartimi i parashtresave ligjore, memorandumeve dhe ndonjë dokumenti tjetër që kërkohet në lidhje me përfaqësimin gjyqësor që përfshinë Qeverinë e Kosovës;

iii. Përfaqësimi i Ministrisë dhe entitetet tjera që janë pjesë e Qeverisë së Kosovës në ndërmjetësim si dhe procedura të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve alternative, brenda limitit të autoritetit të deleguar;

iv.  Përgatitja e këshillave ligjore, rekomandimeve, vendimeve, udhëzimeve dhe opinioneve brenda fushëveprimit të Ministrisë;

v. Përcjellja, shqyrtimi dhe analizimi i dispozitave ligjore në lidhje me përfaqësimin gjyqësor për përcaktimin e pengesave normative dhe administrative si dhe propozimit të masave për eliminimin e tyre;

vi. Bashkëpunimi me të gjitha palët që janë subjekt në procedurë gjatë procesit të përfaqësimit gjyqësorë.  

 

Heset Mazrekaj

Avokat i Përgjithshëm Shtetëror, Avokatura Shtetërore
Emaili: Heset.Mazrekaj@rks-gov.net 
Tel: 03820018234