Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar

Mandati:

Departamenti për bashkëpunim Juridik Ndërkombëtare udhëhiqet nga Drejtori i Departamentit i cili  siguron procedimin e të gjitha kërkesave për ndihmë juridike ndërkombëtare në çështje të cilat janë në fushëveprimin e përgjegjësive të tij si më poshtë:
 

  • Hartimin, negocimin dhe arritjen e lidhjes së Marrëveshjeve bilaterale në mes Kosovës dhe shteteve të huaja sa i përket bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale dhe civile;
  • Propozimin dhe përgatitjen për nënshkrim te konventave ndërkombëtare qe i përkasin fushës se bashkëpunimit juridik ndërkombëtar ne çështjet penale dhe civile;
  • Propozimin e hartimit të legjislacionit primar dhe sekondar lidhur me fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar  në çështjet penale dhe civile;
  • Kryen hulumtime ligjore ne çështjet e politikave ligjore që kanë të bëjnë me ligjin e zbatueshëm në Kosovë lidhur me fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar  në çështjet penale dhe civile;
  • Autoritet Qendror për territorin e Republikës së Kosovës lidhur me përfaqësimin e autoriteteve gjyqësore dhe prokuroriale ne raport me shtetet e huaja;
  • Shqyrtimin dhe procedimin e të gjitha llojeve të kërkesave për ndihmë juridike ndërkombëtare, në përputhje me ligjin dhe procedurat në fuçi;
  • Bashkëpunon në mënyrë të ndërsjellë me  Gjykata, Prokurori, Policinë e Kosovës;  Zyrën e Këshilltarëve Ligjorë të Kryeministrit; Ministrinë e Punëve te Jashtme të Kosovës; Ambasadat dhe konsullatat e Kosovës ne botë; Ambasadat dhe Zyrat ndërlidhëse të shteteve të huaja në Kosovë; Interpol, Konferencës e Hagës mbi të drejtën ndërkombëtare private dhe çdo institucion vendor dhe ndërkombëtar qe ndërlidhet me fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar  në çështjet penale dhe civile;
  • Harton memorandume për rreshtime ndërkombëtare, memorandume për ekstradim, kërkesat për transferim të personave të dënuar;
  • Autoritet Qendror për territorin e Republikës se Kosovës për shqyrtimin dhe procedimin e rasteve te rrëmbimit ndërkombëtar te fëmijëve, (Ligji mbi aspektet  civile kundër rrëmbimit ndërkombëtar te fëmijëve).
  • Procedimin e kërkesave për vërtetimin e Autorizimeve të lëshuara nga Gjykatat e vendeve te rajonit, që kanë të bëjnë me transaksionet pronësore në Kosovë;
  • Këshillon Ministrin e Drejtësisë lidhur me zhvillimin e politikave qe i përkasin bashkëpunimit juridik ndërkombëtar;
  • Dhënia e opinioneve ligjore per autoritetet vendore dhe ato te huaja lidhur me ligjin e aplikueshëm ne Kosove qe i përkasin fushës se bashkëpunimit juridik ndërkombëtar ne çështjet penale dhe civile; dhe
  • Kryen çdo detyrë tjetër që përfshihet në mandatin e Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, në përputhje me ligjin e aplikueshëm ne Kosovë.

 



Kontakti:
Tel: 038/200 18-164
Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e ish Rilindjes
Kati VII, Zyra 717
Prishtinë, Kosovë