Divizioni për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme

 

∙ Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Shërbime të Përgjithshme dhe Financa janë: 

 

∙ Menaxhon dhe mirëmbanë informatat për burimet njerëzore të Ministrisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistikë dhe të shërbimeve të teknologjisë informative; 



∙ Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

∙ Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të Ministrisë;

∙ Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të Ministrisë;


∙ Mirëmban pajisjet e teknologjisë informative dhe ofron shërbime të teknologjisë informative;

∙ Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të Ministrisë;

∙ Ofron shërbime logjistike, menaxhon dhe mirëmban hapësirat e punës për Ministrinë.

∙ Udhëheqësi i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme raporton tek Sekretari i  Përgjithshëm.

∙ Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:

∙ Divizioni për Burime Njerëzore;

∙ Divizioni për Buxhet dhe Financa;

∙ Divizioni për Teknologji Informative dhe Shërbime logjistike.

∙ Numri i të punësuarve në Departamentin për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme është tridhjetë (30).

Udhëheqës i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme


Z. Halil Bllaca
  
Kontakti;
E-mail: halil.bllaca@rks-gov.net
Tel:  038-200- 18-050
Mobil: 044-507-053
Fax:  +381  (0)  200-18-326
Adresa: Ministria e Drejtësisë
ish Pallati “Rilindja”
kati i tetë (VIII-të)
P r i sh t i n ë