Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave

Në mbështetje të Rregullores së Qeverisë së Republikës sëKosovës Nr. 01/2011 për themelimin e Departamenteve për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave (Departamenti), dhe dispozitave tjera ligjore në fuqi,Ministria e Drejtësisë (MD), ka themeluar këtë Departament, detyrat dhe pergjegjesitëe të cilit janë, si në vijim:

1)    Ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e integrimit Europian që bien në fushëveprim të MD-së;
2)    Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve të parashtruara nga ana e Komisionit Evropian; 3)    Ofron mbështetje në harmonizimin e legjislacionit në fushëveprim të MD-së me atë të Acquis të BE-së;
4)    Koordinon aktivitetet e MD-së për mbështetjen financiare nga Instrumenti i Para-Antarësimit (IPA) të Bashkimit Evropian dhe fondet tjera;
5)    Kontribuon në shkëmbimin e informatave në funksion të procesit të Integrimit Europian, për fushëveprimtarinë e MD-së.

Departamenti përbëhet prej dy Divizioneve:

a)    Divizioni për integrim evropian; dhe

b)    Divizioni për koordinim të politikave.

Udhëheqës i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave

 

Z. Lulzim BEQIRI

Kontakti:

Email: lulzim.beqiri@rks-gov.net;

Tel.: (+381) 38 200 18 092
Adresa: Ministria e Drejtësisë:  www.md-ks.org
Ndërtesa e ish Rilindjes
Kati VIII, Zyra nr. 817/A
10000Prishtinë,
Kosovë