Departamenti për Profesione të Lira

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Profesione të Lira janë:

1.1 Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e noterisë, të përmbarimit, jurisprudencës, të ndërmjetësimit dhe të falimentimit, në bashkëpunim me institucionet relevante;

1.2 Monitoron dhe përgatitë raporte analitike, dhe ofron informata për punën e noterëve, përmbaruesve dhe ndërmjetësuesve;

1.3 Ofron mbështetje në përgatitjen e doracakëve dhe të standardeve nga ana e Odës së Noterëve dhe të Odës së Përmbaruesve;

 

1.4 Mirëmban regjistrin e noterëve, të përmbaruesve dhe të zëvendësve të përmbaruesve;

1.5 Ofron mbështetje administrative për komisionet ekzaminuese për noterë, përmbarues, për zëvendësit e përmbaruesve dhe të ndërmjetësuesve, si dhe mbështetje administrative për licencimin e tyre;

1.6 Përgatitë dokumentacionin për shqyrtimin e ankesave sipas legjislacionit përkatës;

1.7 Mirëmban evidencat për personat të cilët kanë kaluar provimin e noterisë, për përmbarues dhe për provimin e jurisprudencës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 56 / 27 DHJETOR 2013, PRISHTINË RREGULLORE QRK-NR. 31/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM TË MINISTRISË SË DREJTËSISË 82. Udhëheqësi i Departamentit për profesione të lira raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

 

3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:

3.1 Divizioni për Noterinë dhe Përmbarimin Privat, dhe;

3.2 Divizioni për Jurisprudencë, Ndërmjetësim dhe Administratorët Falimentues. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Profesione të Lira është gjashtë (6).    

 

Divizioni për Noterinë dhe Përmbarimin Privat

 

 

1.Detyrat dhe përgjegjësit e Divizionit për Noterinë dhe Përmbarimin Privat janë:

1.1 Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e noterisë dhe të përmbarimit privat, në bashkëpunim me institucionet relevante;

1.2 Mbikëqyr dhe monitoron punën e noterëve dhe përmbaruesve privat, në pajtim me legjislacionin përkatës;

1.3 Përgatitë raporte analitike dhe ofron informata për punën e noterëve dhe përmbaruesve privat;

1.4 Ofron mbështetje në përgatitjen e doracakëve dhe të standardeve të punës nga ana e Odës së Noterëve dhe të Odës së Përmbaruesve Privat;

1.5 Mirëmban regjistrin e noterëve, të përmbaruesve Privat dhe të zëvendësve të përmbaruesve privat;

1.6 Ofron mbështetje administrative për komisionet përkatëse për noterë dhe përmbarues privat, si dhe mbështetje administrative për licencimin e tyre;

 

1.7 Përgatitë dokumentacionin për shqyrtimin e ankesave sipas legjislacionit përkatës;

1.8 Mirëmban regjistrat përkatës për noterët dhe përmbaruesit privat.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Noterinë dhe Përmbarimin Privat raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Profesione të Lira.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Noterinë dhe Përmbarimin Privat është tre (3).

 

  Divizioni për Jurisprudencë, Ndërmjetësim dhe Administratorët falimentues  

 

  1. Detyrat dhe përgjegjësit e Divizionit përJurisprudencë, Ndërmjetësim dhe Administratorët falimentues

janë:

1.1 Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e jurisprudencës, ndërmjetësimit dhe falimentimit në bashkëpunim me institucionet relevante; monitoron dhe përgatitë raporte analitike, si dhe ofron informata për punën e ndërmjetësuesve dhe administratorëve falimentues;

1.2 Ofron mbështetje në përgatitjen e doracakëve të provimit të jurisprudencës;

1.3 Ofron mbështetje administrative për komisionet përkatëse për provimin e jurisprudencës, ndërmjetësimit dhe për administratorët falimentues;

 

1.4 Përgatitë dokumentacionin për shqyrtimin e ankesave sipas legjislacionit përkatës;

1.5 Mirëmban evidencat për personat të cilët kanë kaluar provimin e jurisprudencës, si dhe për ndërmjetësuesit dhe për administratorët falimentues.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Jurisprudencë, Ndërmjetësim dhe Administratorët Falimentuesraporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Profesione të Lira.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Jurisprudencë, Ndërmjetësim dhe Administratorët Falimentuesështë dy (2).  



Elbasan Dervishaj
Udhëheqës i Departamentit për Profesione të Lira


Kontakti:
Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e ish Rilindjes
Kati XIII, Zyra 803
Prishtinë, Republika e Kosovës
E-mail: elbasan.dervishaj@rks-gov.net
tel: +381/38/200-18-233
mob: +377(0)45/304-005