Njësia për Auditim të Brendshëm

PËRKUFIZIMI I AUDITIMIT TË BRENDSHËM


”Auditimi i brendshëm është veprimtari e pavarur këshillëdhënëse që ofron siguri objektive, i dizajnuar që të përmirësojë dhe të rrisë efikasitetin e funksionimit të një entiteti. Entitetit, ky auditim i ndihmon në përmbushjen e synimeve duke ofruar qasje të qëndrueshme dhe të disiplinuar në vlerësimin dhe përmirësimin e efektshmërisë së menaxhimit të riskut, kontrollit dhe proceseve udhëheqëse.
 

Misioni


Departamenti i auditimit të brendshëm ka për qëllim të ofrojë rishikim profesional cilësor të shpenzimeve, si dhe shërbime të sigurisë dhe këshillimit ndaj Organizatës Buxhetore përbrenda resurseve në dispozicion.

Publiku pret që ata që janë përgjegjës për menaxhimin e parave publike dhe që veprojnë nën autoritetin publik bartin përgjegjësinë e plotë për përdorimin e parave dhe për rezultatet e menaxhimit të tyre të aktiviteteve qeveritare. Përgjegjësia primare është për të siguruar se resurset publike janë duke u menaxhuar me integritet absolut dhe maturi nga ministritë, anëtaret e zgjedhur të komunave, organet qeverisëse, menaxherët dhe zyrtarët.

Revizioni i jashtëm dhe i brendshëm janë lidhje e rëndësishme në atë zinxhir të përgjegjësisë. Ato e forcojnë përgjegjësin e anëtarëve të zgjedhur ose të caktuar që sigurojnë shërbime për konsumatorët dhe përfituesit, tatimpaguesit dhe komunitetit në përgjithësi, dhe brenda linjës së përgjegjësisë së menaxhmentit brenda organizatës publike.
 

Synimi i Auditimit të Brendshëm


NJAB (njësia e auditimit të brendshëm) do të udhëheqë një program të gjerë, gjithëpërfshirës të auditimit të brendshëm përbrenda OB (organizatës buxhetore). Programi i auditimit të brendshëm së pari do të ekzaminojë dhe vlerësoj efektivitetin adekuat të sistemit të kontrollit menaxhues, politikat, procedurat dhe planet e OB si edhe organizatat përkrahëse të jenë të adaptuar që të udhëheqin aktivitetet e tyre. Funksionet e tyre gjithashtu përfshijnë masa këshillimore dhe shërbime tjera të menaxhimit të vlerësimeve të riskut, si edhe çështje tjera të përbashkëta qeveritare.
 

Detyrat dhe funksionet


Auditimi ofron vlerën e shtuar jo vetëm me anë të analizimit dhe raportimit se çka ka ndodhur pas ngjarjes, por duke shikuar edhe të ardhmen, duke identifikuar mësimet nga krejt kjo si dhe duke përhapur praktika të mira. Revizorët e jashtëm dhe të brendshëm kanë ndikim direkt pozitiv në mënyrën në të cilën organizata dhe të punësuarit në shërbimet publike  i kryejnë detyrat e veta, duke punuar brenda organeve publike ata ndihmojnë në promovimin  e udhëheqjes dhe marrjen e vendimeve më të mira, e me këtë edhe përdorimin më efektiv të parave të obliguesve tatimor, por edhe luajnë rol të  rëndësishëm në udhëheqjen kolektive me punët  e organeve publike

Revizionet e brendshme janë aktivitete plotësuese dhe të nevojshme. Aftësia për të kryer revizionin e brendshëm brenda një organizate drejtpërsëdrejti i ndihmon organit udhëheqës dhe personelit në përmbushjen e drejt të obligimeve të tyre dhe në të njëjtën kohë tregon qartë qëllimin që të pranohet dhe ofrohet dëshmia e atij pranimi të përgjegjësisë publike dhe të udhëheqjes së mire nga ana e vet udhëheqjes.
 

Pavarësia


NJAB nuk ka rol ekzekutiv, nuk ka përgjegjësi të zhvillimit, të implementimit ose të operimit të sistemeve. Sidoqoftë, mund të ofrojë këshilla për implementim, kontroll dhe çështje tjera të ndërlidhura; çështje të shfrytëzimit të resurseve dhe nevojës për mirëmbajtjen e objektivitetit. Drejtori i NJAB duhet ti raportojë në baza mujore Sekretarit të Përhershëm ose Shefit Zyrtar Ekzekutiv.
 

Raportimi

Në fund të secilit angazhim individual të auditimit auditori duhet të përgatisë një raport me shkrim, i cili paraqet të gjeturat në mënyrë të duhur; përmbajta e tij duhet të jetë e lehtë për tu kuptuar dhe e lirë nga paqartësitë dhe dykuptimësitë, duhet të përfshijë vetëm informatat e mbështetura dëshmitë kompetente dhe relevante të auditimit, dhe të jetë i pavarur, objektiv, i drejtë dhe konstruktiv.

Gjithashtu Në intervale tremujore, apo sipas përcaktimit të Kryesuesit të OB, Kryesuesi i AB do të raportoj mbi progresin drejtë përmbushjes së planit Vjetor.

Raportimi me 31 janar të secilit vit kryesuesi i AB do përgatisë një raport përmbledhës për të krahasuar të arriturat e vitit me ato të parapara si objektiva dhe qëllime të përcaktuara në Planin Vjetor.

Statuti i Auditimit të Brendshem të MD-së

Drejtor i Zyrës së Auditimit, Imer Shevelli

Kontakti:
Email: Imer.Shevelli@rks-gov.net
Tel: +381 (0) 38 200 18 023
Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e ish Rilindjes
Kati VIII, Zyra 804
Prishtinë, Kosovë