Qeveria miratoi kërkesën e Ministres Hoxha për mjetet financiare për kompensimin e viktimave të krimit

Prishtinë,   |   14/03/2017

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të Qeverisë ku ka prezantuar dy ekspoze, njëra për koncept dokumentin për tokën ndërtimore dhe ekspozenë për propozim–vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për kompensimin e viktimave të krimit, me vlerë 100.000 euro.

Pas miratimit të ligjit për kompensimin e viktimave të krimit, theksoi Ministrja, kërkohen mjete financiare që të fillojë procesi i kompensimit të viktimave të krimit.
“Përmes këtij procesi, mundësohet kompensimi financiar i viktimave të krimit, përkatësisht viktimave të kategorive të caktuara të veprave penale”, theksoi Ministrja Hoxha.
Qeveria e Republikës së Kosovës, miratoi koncept dokumentin për tokën ndërtimore dhe propozim–vendimin e Ministres Dhurata Hoxha për mjetet financiare për kompensimin e viktimave të krimit, me vlerë 100.000 euro.