DEKLARATË E MINISTRISË SË DREJTËSISË NË LIDHJE ME PROCEDURËN E ARBTITRAZHIT RRETH ÇËSHTJES SË MABCO CONSTRUCTIONS SA

Prishtinë,   |   27/07/2017

Pas interesimit të mediave në lidhje me procesin e arbitrazhit rreth çështjes së Mabco Constructions SA, Ministria e Drejtësisë konfirmon se Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve të Investimeve e ka regjistruar kërkesën e Mabco Constructions SA për të filluar procedurën e arbitrazhit kundër Republikës së Kosovës.

Republika e Kosovës në këtë proces do të përfaqësohet nga Avokatura Shtetërore në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi.
 
Duke marrë parasysh që procedura e arbitrazhit është konfidenciale, dhe me qëllim që të mos paragjykohet asnjë veprim procedural, Avokatura Shtetërore do të respektojë konfidencialitetin e procedurës së arbitrazhit dhe shpreson se edhe pala tjetër do të veprojë njëjtë.
 
Pritet që pas regjistrimit të rastit të fillojë procesi i konstituimit të tribunalit të arbitrazhit i cili pastaj do të drejtojë procedurën.
 
Avokatura Shtetërore do të njoftojë publikun për ecurinë e procedurës së arbitrazhit me kohë dhe brenda asaj që e lejon konfidencialiteti i procedurës.