Ministri Tahiri ka pritur në takim Prokurorin e Përgjithshëm të Turqisë, z. Akarca

Prishtinë,   |   04/10/2017

Sot, Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, së bashku me Kryeprokurorin e Shtetit, z. Aleksandër Lumezi, kanë pritur në takim delegacionin e Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë, i udhëhequr nga Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë, Mehmet Akarca, të shoqëruar nga Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, zj.  Kivilcim Kiliç.

Gjatë këtij takimi, Ministri Tahiri i uroi mirëseardhje delegacionit nga  Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Turqisë dhe njëherit i njoftoi me prioritetet e tij lidhur me sistemin e drejtësisë. 

Po ashtu, Ministri Tahiri dhe Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Akarca, shprehën interes të veçantë për shkëmbim të eksperiencave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në mes të Prokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovës, si dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë.

Nga ana tjetër, Prokurori i Përgjithshëm Akarca, ka falënderuar Ministrin Tahiri për pritjen dhe u shpreh i gatshëm ta ndihmoj sistemin e drejtësisë në Kosovë, e veçanërisht Prokurorin e Shtetit.