Ankesat e Qytetarëve

Ministria e Drejtësisë – Ministarstvo Pravde – Ministry of Justice

N J O F T I M

Ministria e Drejtësisë njofton opinionin publik dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se ka lëshuar në funksion një numër pa pagesë në të cilin qytetarët mund t’i shprehin dhe paraqesin shqetësimet dhe ankesat e tyre lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me Ministrinë e Drejtësisë: 

Numri që Ministria e Drejtësisë ka vënë në dispozicion nga të gjitha thirrjet e telefonisë fikse dhe asaj mobile, është: 080010010

Shërbimet për shfrytëzimin e këtij numri përmes thirrjeve janë pa pagesë.

Qytetarët kanë gjithashtu mundësi t’i shprehin opinionet dhe shqetësimet e tyre në adresën elektronike, për çka do të ruhet konfidencialiteti i plotë në pajtim me rregullat dhe legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

Adresa elektronike është: ministriaedrejtesise@rks-gov.net

Përderisa MD ka vendosur edhe kutitë e ankesave nëpër secilin Institucion të Ministrisë së Drejtësisë, ku mund të vendosen letrat në formë fizike.