Zëvendësministrat

Florian Dushi

 

Florian Dushi

Zëvendësministër 


Florian Dushi është i lindur në Prishtinë më 21.08.1978. Ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku ka marrë titullin  Master i Shkencave Juridike, në drejtimin Kushtetues-Administrativ. Gjithashtu ka të mbaruar edhe Provimin e Jurisprudencës.

Ka qenë Anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) si përfaqëues i LDK-së në periudhën 2007-2016. Ka shërbyer si  Sekretar i Përhershëm në Ministrinë e Drejtësisë (maj 2008 - qershor 2010), si dhe Këshilltar i Lartë Politik i Ministres së Ministrisë së Drejtësisë, Znj. Nekibe Kelmendi (2008).

Që nga viti 2004 është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ndërsa ka qenë i zgjedhur nënkryetar i Degës së LDK-së “Qyteti i Vjetër” në Prishtinë,  anëtar i Kryesisë Qendrore të Forumit Rinor të LDK-së, si dhe kryetar i FR të LDK-së, “Qyteti i Vjetër” në Prishtinë.

Më 2013 ka publikuar librin  "Sprova e Zgjedhjeve në Kosovë: nga legjislacioni te rezultatet", ndërsa në vazhdimësi është i pranishëm me publikime dhe vështrime të ndryshme analitike në revista profesionale dhe në media. 

Është, poashtu, mësimdhënës (i angazhuar) në Fakultetin Juridik në Kolegjin AAB.  Krahas shqipes flet anglisht, serbisht.