Zyra për të drejtat e njeriut

Çka ofrojmë ne?


Njësia për Drejta të Njeriut (NJDNJ) është një njësi nën mbikëqyrjen e Sekretarit Permanent, e cila për mandat ka të ndërmarrë masa efektive për vlerësimin e pajtueshmërisë të politikave, legjislacionit dhe aktiviteteve të ministrisë me standardet relevante ndërkombëtare për drejta të njeriut. Ne ofrojmë rekomandime për Sekretarin e Përhershëm dhe strukturat tjera ministrore lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.

NJDNJ është themeluar përmes një vendimi të Sekretarit të Përhershëm më 5 prill të vitit 2006, pas lëshimit të Udhëzimit Administrativ të Kryeministrit Nr. 8/2005 mbi “Kushtet e Punës për Njësitë për të Drejta të Njeriut”. Më 19 mars 2007, Kryeministri ka lëshuar Udhëzimin Administrativ Nr. 4/2007 që ka për qëllim sigurimin e strukturës dhe integrimin e Njësive për  të Drejta të Njeriut në ministritë e Kosovës.
 

Detyrat Kryesore të Njësisë për Drejta të Njeriut janë:

  • Hartimi i politikave dhe udhëzimeve në sferën e të drejtave të njeriut brenda ministrisë;
  • Bashkëpunimi me Institucionin e Ombudspersonit, dhe mbikëqyrja e zbatimit të rekomandimeve të Ombudspersonit;
  • Vlerësimi i implementimit të të drejtave të njeriut brenda ministrisë;
  • Marrja pjesë në hartimin e ligjeve dhe akteve tjera nënligjore;
  • Promovimi i të drejtave të njeriut;
  • Aktivitetet bashkëpunuese me strukturat administratave komunale, organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut;
  • Pjesëmarrja aktive në punën e grupeve të ndryshme punuese ndërministrore.

 

Çfarë mund të ofrojmë?


Zyrtarët e NJDNJ-së do të mbulojnë sferat vijuese të të drejtave të njeriut: mundësitë e barabarta, barazinë gjinore, të drejtat e fëmijëve, të drejtat e pakicave (komuniteteve), të drejtat njerëzore të personave me aftësi të kufizuara, dhe luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.

NJDNJ ofron këshilla për strukturat vendimmarrëse në ministri, lidhur me çështjet e të drejtave të njeriut.

NJDNJ pranon ankesa nga stafi i ministrisë dhe publiku lidhur me supozimet që veprimet apo vendimet e Ministrisë së Drejtësisë nuk janë në pajtueshmëri me të drejtat e njeriut dhe mund të ofrojnë ndihmë juridike apo përkrahje të natyrës tjetër në këtë aspekt.

NJDNJ në bashkëpunim me Zyrën për Informim Publik dhe Arkivin i ofron publikut informata lidhur me aktivitetet specifike të ndërmarra nga Ministria lidhur me të drejtat e njeriut.

NJDNJ mund të organizojë aktivitete për të punësuarit në Ministri, të cilat kanë për qëllim ngritjen e nivelit të dijes mbi të drejtat e njeriut, përmes grupeve punuese, seminareve, tryezave të rrumbullakëta, etj..


Koordinatoren e NJDNJ, Znj. Florentina Beqiraj

Kontakti
Email: 
Florentina.Beqiraj@rks-gov.net.
Tel: + 381 38 200 18 127
Fax: + 381 38 213 093
Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e ish Rilindjes
Kati VIII, Zyra 817
Prishtinë, Kosovë

Teuta HOXHA
Zyrtare për të Drejtat e Njeriut


Ministria e Drejtësisë

Ndërtesa e ish Rilindjes

Kati VIII, Zyra 817

E-mail: Teuta.Hoxha@rks-gov.net
tel: +381 (0) 38 200 18-222