
Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha, ka pritur sot nё takim Ushtruesin e Detyrës sё shefit të EULEX z. Bernd Thran. Gjatë takimit, Ministrja Hoxha falënderoi misionin e EULEX-it pёr ndihmën dhe mbështetjen e deritashme dhe siguroi Z. Thran se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe mё tutje, nё veçanti nё sektorin e sundimit tё ligjit, me theks tё veçantë nё zbatimin e ligjeve.
Ministrja Hoxha, po ashtu shprehu përkushtimin e saj që gjatë punës sё saj do tё fokusohet nё implementim mё efektiv tё legjislacionit nё fuqi, si dhe tё punohet nё tё gjithë sektorët e drejtësisë nё bazë tё parimit tё transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies.
Z. Thran, shprehu gatishmërinë e misionit tё EULEX-it pёr bashkëpunim sa mё tё ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë. Po ashtu, z. Thran, siguroi Ministren Hoxha se EULEX do tё vazhdoj tё mbështes sektorin e drejtësisë nё Kosovë dhe do tё punohet sё bashku me qëllim tё fuqizimit tё këtij sektori tё rëndësishëm pёr tё ardhmen e vendit.