
Zëvendësministri i Drejtësisë, njёherit Koordinatori Nacional kundër Dhunës nё Familje, z. Lirak Çelaj, nё bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore sot ka organizuar dëgjimin publik të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit kundër Dhunës në Familje 2016-2020.
Tё pranishëm nё kёtё dëgjim publik ishin edhe zv. Kryeprokurorja, znj. Morina, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Izedin Bytyqi, Drejtori i Departamentit të Planifikimit Strategjik pran Ministrisë sё Shëndetësisë, Dr. Xhevat Ukaj, si dhe pёrfaqёsues tё institucioneve tjera.
Nё fjalën e tij, Zёvendёsministri Çelaj shprehu kënaqësinë që sot ёshtё arritur faza pothuajse finale e hartimit të strategjisë dhe planit te veprimit. Njёherit ai falënderoj grupin ndërministror, shoqërinë civile, organizatat ndërkombëtare dhe konsulentët për punën profesionale, por edhe devotshmërinë me të cilën i janë qasur hartimit të kësaj strategjie.
“Përkushtimi që ёshtё treguar është një indeks shpresëdhënës që në të ardhmen kjo dukuri jo vetëm do të parandalohet, por viktimat dhe kryesit do të trajtohen, e do të riintegrohen, dhe kjo strategji dhe plan veprimi do të ndikojnë që parandalimi dhe luftimi i dhunës në familje të mos jetë vetëm një mision i shoqërisë civile, por të nxisë një angazhim edhe me të shtuar institucional”, theksoi Zёvendёsministri Çelaj.
Koordinatori Nacional kundër Dhunës nё Familje, z. Çelaj, njoftoi tё pranishmit se deri nё vitin 2020, sipas kësaj strategjie, Qeveria e Kosovës së bashku me institucionet e akterët përgjegjës në nivel qendror e lokal, do të trajtojnë me prioritet të gjitha rastet e dhunës në familje dhe po ashtu do tё sigurojnë rehabilitim dhe ri integrim të viktimave si dhe do te përpiqen qe tё mbijetuarave të dhunës në familje, t`u garantohet drejtësi dhe përgjegjshmëri, t`u sigurohet qasje në shërbime cilësore të integruara, si dhe rritje tё vetëdijesimit mbarë shoqëror, për ndalimin e dhunës në familje.
“Bazuar në strategjinë dhe në planin Nacional të veprimit të kësaj strategjie për periudhën kohore 2016 – 2020, janë propozuar veprime konkrete për të bërë të mundur adresimin e sfidave që janë hasur gjatë implementimit të strategjisë së kaluar, gjithashtu kjo strategji na obligon që të punohet për të bërë një harmonizim të legjislacionit nacional me dokumentet më të rëndësishme ndërkombëtare, nënvizoi Çelaj.
Edhe pse vetë strategjia udhëzon që të sigurohet koordinim më i mirë mes gjithë akterëve të përfshirë në nivel qendror dhe lokal, si Koordinator Nacional do të angazhohem maksimalisht në funksion të përmirësimit të koordinimit. Pas parasysh kёtё, hap tjetër i rëndësishëm është edhe fuqizimi i kapaciteteve të profesionistëve duke bёrё tё sigurt që të gjithë zyrtarët përgjegjës do të marrin trajnim të mjaftueshëm për traumën, identifikimin e shenjave të dhunës me bazë gjinore, qasjen e duhur për ndihmesën për viktimat e dhunës, si dhe konfidencialitetin, tha Koordinatori Çelaj.