
Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Drejtoresh e Shërbimeve të veprimit të jashtëm Evropian pёr Evropën Perëndimore dhe Turqinë, Angelina Eichhorst.
Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi, e ka njoftuar znj. Eichhorst me të arriturat në sistemin e drejtësisë dhe reformat e ndërmarra gjatë këtij mandati me qëllim të fuqizimit të sistemit të drejtësisë dhe ngritjes së profesionalizmit të institucioneve të drejtësisë dhe akterëve tjerë relevant.
Ministri Kuçi ka vlerësuar lart rolin e zyrës sё BE-sё nё Kosovë për asistencën që ёshtё duke ofruar pёr sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe njëkohësisht ka njoftuar znj. Eichhorst se misioni i Ministrisë sё Drejtёsisё lidhet ngushtë me vazhdimin e ngritjes sё besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë.
Më tej, Ministri Kuçi ka theksuar planet konkrete në konsolidimin e infrastrukturës ligjore në fushën civile, po ashtu Kuçi ka thënë se do të ndërmerren hapat e nevojshëm për konsolidimin e mekanizmave ligjor për çështje që ndërlidhen me fushën e ekonomisë.
Në fund të takimit, znj. Eichhorst ka ofruar mbështetje për implementimin e planit qeverisës të Ministrisë së Drejtësisë.