Ministrja Haxhiu: Mbetëm e përkushtuar në luftën kundër dhunës në baza gjinore


Prishtinë, 10/02/2020 - Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka pritur në takim Igballe Rugovën, Drejtoreshë e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK).

Gjatë këtij takimi Ministrja Haxhiu u njoftua rreth aktiviteteve të cilat po i zhvillon RrGK dhe njëherit e falënderoi zonjën Rugova për angazhimin e saj të parreshtur në ngritjen e vetëdijes dhe sensibilizimit të opinionit publik lidhur me të drejtat e grave si dhe iniciativat e ndërmarra për ta luftuar dhunën ndaj tyre.

Në takim po ashtu u diskutuar për rishikimin e Strategjisë Kombëtare e Republikës së Kosovës për Mbrojtje nga Dhuna në Familje duke shprehur kështu angazhim serioz dhe dyfishë punë për tajtimin me prioritet të fenomenit të dhunës në familje si dhe forcimin e pozitës së gruas në shoqëri. Ministrja theksoi se vëmendje do ti kushtohet edhe funksionalizimit të Sekretariatit në kuadër të Zyrës së Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës me Familje, si segment shume i rëndësishëm në trajtimin e këtij fenomeni.

Ministrja Haxhiu premtoi bashkëpunim edhe për çështjen e projektligjit të ri për mbrojtjen nga dhuna në familje i cili synon të shtojë mekanizmat e mbrojtjes ndaj dhunës në familje dhe për këtë shtoi ministrja Hoxhiu se përfshirja e Rrjetit të Grave dhe organizatave të tjera mbetet tejet me rëndësi.

Në anën tjetër znj. Rugova ka falënderuar ministren Haxhiu për përkrahjen e ofruar duke e vlerësuar si tejet të rëndësishme sidomos në adresimin e çështjeve të ndjeshme siç janë rastet e dhunës në familje, konkretisht dhunës në baza gjinore.

stema