Ministrja
Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Albulena Haxhiu u lind në Prishtinë më 11 maj 1987, ku edhe jeton.
Studimet i ka përfunduar pranë Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin Juridik.
Ajo është bërë pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në shtatorin e vitit 2010. Albulena
Haxhiu ka qenë deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në legjislaturën e IV, V, VI.
Në legjislaturën e V dhe VI, ajo ka drejtuar Komisionin për Legjislacion si një ndër
komisionet më të rëndësishëm të Kuvendit.
Është e martuar dhe nënë e tre fëmijëve.