Divizioni për Integrim Evropian

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Integrim Evropian janë:

1.1  Ofron mbështetje në hartimin e strategjive dhe planeve nga fushëveprimi i Ministrisë;

1.2  Siguron informacionet për hartimin e Planit të Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE) dhe siguron harmonizimin e  tij me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera

strategjike;

1.3  Monitoron zbatimin e  PVPE-së dhe raporton  tek institucionet relevante;

1.4  Koordinon asistencën e IPA-së, dhe asistencën e jashtme bilaterale dhe multilaterale për aktivitetet e Ministrisë, dhe siguron që ajo ndërlidhet me prioritetet e Ministrisë;

1.5  Ofron mbështetje për strukturat organizative të Ministrisë, gjatë përgatitjes dhe menaxhimit të projekteve;

1.6  Ofron mbështetje strukturës organizative, përgjegjëse për çështje ligjore pranë Ministrisë, sa i përket përfshirjes së politikave të BE-së në legjislacionin vendor gjatë harmonizimit me acquiscommunautaire, si dhe kujdeset që legjislacioni   i paraparë me PVPE të  integrohet në Programin Legjislativ të  Qeverisë;

1.7  Ofron mbështetje në organizimin dhe në mbarëvajtjen e takimeve të rregullta për procesin e Stabilizim Asociimit, për çështjet që ndërlidhen me fushëveprimtarinë e Ministrisë.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Integrim Europianraporton tek Udhëheqësi i Departamentin për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave.

3.  Numri i të punësuarve në Divizionin për Integrim Evropian është dy (2).

stema