Divizioni për Koordinim të Politikave

Detyrat dhe përgjegjësit e Divizionit për Koordinim të Politikave janë:

1.1  Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike të Ministrisë, duke siguruar pajtueshmërinë mes tyre dhe me dokumentet tjera qeveritare;

1.2 Ofron ndihmë për strukturat organizative të Ministrisë, në përgatitjen e koncept-dokumenteve për legjislacion;

1.3 Siguron koordinimin e procesit të zhvillimit të dokumenteve strategjike të Ministrisë me procesin e planifikimit buxhetor;

1.4  Siguron të dhënat/informacionet  për hartimin e Planit Vjetor të Punës, duke siguruar harmonizimin e tyre me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet  tjera strategjike, si dhe raporton për zbatimin e tij tek institucionet relevante;

1.5  Ofron mbështetje për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të Planit Zhvillimor Strategjik të Ministrisë.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim të Politikave raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Koordinim të Politikave është dy (2).