Raporti 100 ditorë i Ministrisë së Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë (MD) gjatë kësaj periudhe kujdes të veçantë i ka kushtuar zbatimit të aktiviteteve që janë në funksion të objektivave dhe prioriteteve programore të Qeverisë. Këtu hyjnë përmbushja e obligimeve që dalinnga agjenda Evropiane në fushëveprim të MD,prioritetet e përfshira në Planin e Veprimit për zbatimin e Programit të Qeverisë 2015-2018, Plani Vjetor i Punës, procesit liberalizimit të vizave dhe dokumentet tjera përkatëse. MD ka bërë avancimin e kornizës ligjore dhe institucionale në reformimin e sistemit gjyqësor, me këtë rast është finalizuar pakoja e ligjeve të gjyqësorit dhe një pjesë e pakos që bie në fushëveprim të MD-së për të drejtat e njeriut, dhe tani janë në proces të konsultimeve publike. MD ka përgatitur një sërë Koncept dokumentesh të cilat janë miratuar në Qeveri, përkatësisht Koncept dokumentin për Agjencinë për Administrimin e pasurisë së sekuestruar apo të konfiskuar;Koncept dokumentin për rregullimin e fushës së kompensimit të viktimave dhe Koncept dokumenti për rregullimin e fushës së mjekësisë ligjore.MD ka formuar grupin punues për hartimin e Kodit Civil, konform vendimit të Qeverisë (dt. 11.03.2015), ky grup së shpejti do të filloj punën. Gjatë kësaj periudhe është konkluduar Marrëveshja për Drejtësi në kuadër të Dialogut me Serbinë. Projektligjet që janë miratuar nga Qeveria: · Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/L-051 për parandalimin e konfliktit tëinteresit në ushtrimin e funksionit publik; · Projektligji për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me Vendim të Gjykatës ose të panelit për lirim me kusht; · Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal te Republikës se Kosovës Nr. 04/L-082; · Projektligji Plotësim ndryshimin e ligjit për Avokatin e Popullit; · Amandamentimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës lidhur me përbërjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës i proceduar në Qeveri për miratim me daten 05 Mars 2015; Projektligjet në finalizim: · Projektligji për Kundërvajtje; · Projektligji për Akademinë e Drejtësisë; · Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-199 për Gjykatat; · Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës; · Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 Prokurorin e Shtetit; · Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës; · Projektligji për Kompensim të Viktimave të Krimit. Aktet nën ligjore të miratuara: · Udhëzim Administrativ MD- nr. 01/ 2015 për kriteret dhe afatet kohore të përpilimit të raporteve dhe mbikëqyrjes së personave të liruar me kusht; · Udhëzim Administrativ MD-nr. 02/2015 për organizimin e punës dhe shpërblimin mujor për punën e personit të dënuar; MD me mbështetje të UNDP-së, ka lansuar“Strategjinë për Asistencë në Sektorin e Sundimit të Ligjit në Kosovë”. Për më shumë, në kuadër të Instrumentit të Para-Aderimit (IPA), në bashkëveprim me Ministrinë e Integrimit Evropian, Zyrën e Bashkimit Evropian dhe institucionet që do të jenë përfituese KGJK, KPK, IGJK, MD, është përgatitur Dokumenti Punues Sektorial, në të cilin kemi aplikuarpër 7fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me mbështetjen e institucioneve të Kosovës për reforma gjyqësore dhe arsimim juridik. Ministri i Drejtësisë, gjatë kësaj periudhe ka realizuar disa vizita jashtë vendit. Me ftesë të Mbretërisë së Bashkuar, Lard Chris Grayling, MinistriKuçi ka marr pjesë në Samitin Global për Drejtësi, i mbajtur në Londër për nder të 800 vjetorit të vulosjes së MagnaKartes, poashtu ka marr pjesë në forumin ministror të “BE-së – Ballkani Përendimor” në Beograd, të organizuar nga Presidenca Italiane e Këshillit Evropian dhe Komisioni Evropian. Sa i përket infrastrukturës fizike, MDnë bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike dhe Prokurorinë e Shtetit,është inauguruar objektin e Prokurorisë Themelore në Pejë.Në këtë ndërtesë përveç Prokurorisë Themelore, është vendosur edhe Drejtoria regjionale e Shërbimit Sprovues në Pejë.Lidhur me profesionet e lira vlen të theksohet qëështë bërë funksional sistemi i Përmbarimit Privat, me ç ‘rast kanëfilluar punën trembëdhjetë (13) përmbarues privat. Kurse me përkrahje nga USAID, është themeluar Odae Përmbaruesve Privat në Republikën e Kosovës. Gjithashtu janë licencuar 11 administratorë të falimentimit. Përderisa numri i rasteve të zgjidhura përmes procedurës sëndërmjetësimit ishte 269 raste. MD ka vazhduar negocimin e marrëveshjeve me SHBA-në, Republikën e Maqedonisë, Hungarinë dhe iniciuar negocimin e marrëveshjes në fushën civile me Republikën e Shqipërisë, ndërsa ka proceduar gjithsejt 1858 raste në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. Me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe disiplinës në punë në Shërbimin Korrektues dhe Shërbimit Sprovues të Kosovës, MD gjatë kësaj periudhe ka marr Vendim për rritjen e transparencës në proceset e ndërlidhura me transferimin e të burgosurve, për pushimin jashtë institucionit korrektues, për kategorizimin dhe klasifikimin e të burgosurve. Me qëllim të vlerësimit të përformancës është themeluar një Trup për koordinimin e veprimeve për plotësimin e rekomandimeve (14 rekomandime) nga Inspektorati i MD për burgjet.Janë nxjerr rregullat për rendin Shtëpiak për Qendrën Korrektuese në Dubravë, Smerkovnicë dhe Lipjan si dhe rendit shtëpiak për qendrat e paraburgimit është duke u finalizuar. Gjithashtu, është filluar me vendosjen e të paraburgosurve me rrezikshmëri të lartë në Burgun e Sigurisë se Lartë. Ndërsa, MD është duke bërë kompletimin e infrastrukturës për plotësimin e standardeve Evropiane për hapësirë ku mbahen personat e privuar nga liria. MD në bazë të kërkesave të prokurorive dhe gjykatave, ka hartuar gjithsej 380 anketa sociale dhe një raport para ndëshkues, ndërsa numri i përgjithshëm i masave dhe dënimeve alternative të shqiptuara nga prokuroritë dhe gjykatat, të cilat janë ekzekutuara nga Shërbimi Sprovues i Kosovës janë 732 raste. Prej tyre 596 raste janë persona të mitur, kurse 136 raste janë persona madhor. Vlera e përafërt e pasurive në administrim nga MD (AAPSK) gjatë kësaj periudhe është 20,769,872.63€, ndërsa janë realizuar gjithsej 2 procedura të shitjes përmes ankandit publike dhe shuma e të hyrave është 5.674.55€.Ndërsa, MD ka përfaqësuar Qeverinë e Republikës se Kosovës në gjithsej 898 procedura gjyqësore. Janë realizuar gërmime në disa lokacione si Petrovo-Selo - Klladov, Kozharevc, në afërsi të Novi Pazarit, për verifikimin e lokacioneve të dyshimta për varreza masive, gjithashtu janë kryer 97 autopsi dhe 16 raste të ekzaminimeve mjekoligjore. Është organizuar ceremonia vjetore të ndarjes së çmimit për Drejtësi “Sali Çekaj”, qëllimi i të cilit ka qenë laurimi i personaliteteve që kanë dhënë kontribut të shquar në fushën e drejtësisë.