Rishikimi Funksional

1. Hyrje: Procesi dhe përmbajtja e RFSSL 

RFSSL është një proces i nisur nga Ministria e Drejtësisë si procesi kryesor i cili jep një vizion gjithëpërfshirës strategjik për një sektor të konsoliduar të sundimit të ligjit, ngritë besimin dhe përkrahjen e qytetarëve, përshpejton zhvillimin ekonomik dhe e afron Kosovën me Unionin Evropian. Synimi dhe pritja kryesore nga ky proces është që duke i identifikuar problemet kryesore të cilat pengojnë funksionimin e mirëfilltë të sundimit të ligjit dhe duke i trajtuar ato me masa të qarta dhe të mirëmenduara, do të arrijmë të sigurojmë mbarëvajtjen e këtij sektori dhe të rikthejmë besimin e qytetarëve në drejtësi.

Procesi i Rishikimit është dizajnuar në atë mënyrë që të ofrojë analizë të thuktë dhe të detajuar aktuale të të gjithë akterëve kryesor pjesëmarrës në procesin e sundimit të ligjit, për të identifikuar kështu pengesat kryesore dhe masat që duhen ndërmarrë për t’i adresuar ato. Këta akterë që janë në fokus të Rishikimit, nuk janë vetëm institucionet qenësore, por edhe organet specifike brenda tyre, proceset, korniza ligjore e nënligjore, praktikat e përditshme, protokollet që ndiqen në përditshmëri, burimet njerëzore etj. Procesi i Rishikimit, ndonëse në fokus kryesor ka organet e gjyqësorit dhe prokurorisë si bartëset kryesore të barrës së garantimit të sundimit të ligjit, ai gjithashtu përfshinë në analizë edhe institucionet tjera siç janë policia, agjencitë dhe Ministritë e linjës, apo organe të tjera të pavarura të cilat përbëjnë një hallkë të procesit.

Për të filluar këtë, në vitin 2018 janë kryer analizat fillestare të Rishikimit – në formë të analizave paraprake – për gjashtë shtylla: gjyqësori, drejtësia komerciale, drejtësia penale, masat anti-korrupsion, mekanizmat për qasje në drejtësi, dhe bashkëpunimi e bashkërendimi ndër-institucional. Këto analiza kanë ofruar një vështrim të parë mbi gjashtë çështje të ndryshme, dhe kanë identifikuar problemet në shikim të parë. Me këtë është përmbyllur faza e parë e Rishikimit.

Faza e dytë e Rishikimit, e cila është duke përfunduar tani, është fazë në qendër të së cilës është identifikimi më i hollësishëm i pengesave, i nevojave specifike që i kanë këto institucione e procese, me qëllimin kryesor që të arrihet te masat specifike të cilat duhen ndërmarrë për të adresuar secilën prej tyre veçmas.

Kjo fazë e procesit është zhvilluar përmes Dokumenteve të Politikave, të cilat ofrojnë një analizë të thellë të kornizës ligjore, efikasitetit dhe bashkërendimit institucional, si dhe shkathtësive profesionale në sektorin e sundimit të ligjit. Temat e këtyre Dokumenteve të Politikave janë identifikuar pas diskutimeve gjithëpërfshirëse dhe me pjesëmarrje aktive të të gjitha institucioneve që punojnë në këtë sektor. Këto dokumente përbëjnë bërthamën e procesit të Rishikimit, dhe gjithsej janë 16 sosh, të grupuara në katër shtylla:

-  Në shtyllën e Gjyqësorit janë këto pesë Dokumente të Politikave: ngritja e efikasitetit, llogaridhënies, integritetit dhe profesionalizmit, si dhe një dokument i veçantë për drejtësinë komerciale;

-  Në shtyllën e Drejtësisë Penale janë këto katër dokumente; përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional, profesionalizmit dhe integritetit në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar; si dhe dokumentet mbi përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional në sferën e ekzekutimit të sanksioneve penale;

-  Në shtyllën e Qasjes në Drejtësi, janë këto pesë dokumente: rritja e qasjes në gjykata dhe prokurori, përmirësimi i efektivitetit të mjeteve juridike, përmirësimi i ofrimit të shërbimeve të profesioneve të lira, rritja e rolit mbikëqyrës dhe avokues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe një dokument mbi rolin dhe strukturën e Ministrisë së Drejtësisë; dhe

-  Në shtyllën Anti-korrupsion janë edhe dy dokumente: korniza institucionale dhe ligjore në luftimin e korrupsionit të dhe përmirësimi i rregulloreve për pranimin e dhuratave dhe sistemit për deklarimin e pasurisë, dhe kriminalizimi i pasurimit të paligjshëm. 

Secili Dokument i Politikave, pas përpilimit nga ekspertët e fushës, është diskutuar me Grupe Punuese të përbëra nga përfaqësues të të gjitha institucioneve hisedare, varësisht nga temat që janë trajtuar në dokumentin përkatës. Pas diskutimeve, komentet e pjesëmarrësve janë reflektuar në tekst dhe dokumentet janë finalizuar. 

Faza e tretë e procesit të Rishikimit Funksional përmban shkrimin e strategjisë për Sektorin e Sundimit të Ligjit për vitet 2020-2025. Strategjia do të bazohet ekskluzivisht mbi temat e trajtuara në fazën e dytë dhe rekomandimet e dala nga Dokumentet e Politikave. Bashkë me Strategjinë, do të përpilohet edhe plani i veprimit dhe zbatimit të masave të Strategjisë. Procesi përfundon me miratimin e Strategjisë nga Komiteti Drejtues i Procesit të RFSSL-së.

 

 

2. Kapitulli I: Gjyqësori

[brenda saj listohen këto dokumente]

- Rritja e llogaridhënies së sistemeve gjyqësore dhe prokuroriale

- Ngritja e profesionalizmit dhe e kompetencës së personelit gjyqësor dhe prokurorial

- Ngritja e integritetit të personelit gjyqësor dhe prokurorial

- Drejtësia Komerciale

 

3. Kapitulli II: Drejtësia Penale

[brenda saj listohen këto dokumente]

- Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë

Integriteti i Policisë së Kosovës në trajtimin e krimit të nivelit të lartë dhe Task Forca kundër Korrupsionit në Policinë e Kosovës

- Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional në ekzekutimin e sanksioneve penale

 

4. Kapitulli III: Qasja në drejtësi dhe përmirësimi i shërbimeve ligjore

[brenda saj listohen këto dokumente]

- Rritja e qasjes në gjykata dhe prokurori

-Përmirësimi i efektivitetit të mjeteve juridike

Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve të profesioneve të lira

Rritja e rolit mbikëqyrës dhe avokues të organizatave të shoqërisë civile

Përmirësimi i rolit dhe strukturës së Ministrisë së Drejtësisë

 

5. Kapitulli IV: Anti-Korrupsioni

Përmirësimi i kornizës institucionale kundër korrupsionit

Përmirësimi i rregulloreve për pranimin e dhuratave dhe sistemit për deklarimin e pasurisë, dhe kriminalizimi i pasurimit të paligjshëm

 

|< 1 >| 

Vegzat

stema