Betohen nëntë përmbarues privat


Prishtinë, 13/03/2018 - Nëntë përmbarues privat janë betuar sot para ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri në një ceremoni të veçantë organizuar në Ministrinë e Drejtësisë.

Ministri Tahiri ka uruar përmbaruesit privat për detyrën e marrë, duke theksuar se punën që bëjnë reflekton direkt në përmirësimin e imazhit të gjyqësorit.  

“Kërkoj nga ju që të punoni në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës, dhe të ndihmoni në përmirësimin e gjykatave, dhe në përgjithësi në përmirësimin e punës së gjithë gjyqësorit. Qytetarët do të jenë të kënaqur vetëm atëherë kur nuk do të ketë pritje të mëdha për zgjidhjen e rasteve të tyre dhe një qasje më e lehtë në drejtësi për të gjithë” ka potencuar ministri Tahiri. 

Ministri Tahiri ka bërë të ditur po ashtu se së shpejti në Ministri do të themelohet Departamenti për Mbikëqyrjen e Profesioneve të Lira, që do të shoh nga afër edhe punën e përmbaruesve privat.

Përmbaruesit e rinj privat janë emëruar nga dy për Gjykatat Themelore në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Prizren, ndërsa një është emëruar për Gjykatën Themelore në Pejë. 

stema