Zëvendësministri Qelaj uron të gjithë fëmijët me rastin e 1 qershorit ditës ndërkombëtare të fëmijëve

Prishtinë, 01/06/2018, - Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherit Koordinatori Nacional Kundër Dhunës në Familje, z. Naim Qelaj, me rastin e 1 qershorit ditës ndërkombëtare të fëmijës ka drejtuar një urim për gjithë fëmijëve për ditën e tyre, duke shprehur përkushtimin institucional të Republikës së Kosovës për të siguruar për të gjithë fëmijët jetë më dinjitet, siguri, shkollim e edukim, perspektivë dhe garanci për të ardhmen .

 

“Familja nënkupton sigurinë për  fëmijën.  Prandaj  janë tepër të dhimbshme  rastet kur fëmijët keqtrajtohen në familje e më të rënda janë rastet kur  fëmijët abuzohen dhe ushtrohet dhunë brenda familjes. Pasojat e një  abuzimi  të tillë janë shumë të rënda  që vështir  rikuperohen. 

 

Prandaj , Republika e Kosovës ka ndërtuar  kapacitetet  dhe mekanizma funksional  për   luftimin, parandalimin dhe  trajtimin e të gjitha rasteve të   dhunës në Familje, e në veçanti në  parandalimin e dhunës  kundër fëmijëve. 

Infrastruktura ligjore  në  fuqi është e avancuar. Është duke u punuar ne harmonizimin e legjislacionit që  sanksionon këtë  dukuri, ashtu që të përshtatet  kushteve  dhe kritereve të përcaktuara nga  “Konventa e Stambollit” 

Përkufizimi i dhunës në  familje si  vepër e veçantë penale  në projekt kodin penal është  treguesi më i mirë   i përkushtimit  të  Qeverisë   dhe  Institucionet e  Republikës së  Kosovës  për trajtimin e  dhunës  në  familje si  një dukuri që  ka shumë  dimensione të pasojave në  shoqëri. 

Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj, ka deklaruar se të gjitha institucionet do të angazhohen  në parandalimin e dhunës në  Familje  duke   theksuar se “ familja është shtylla e një  shoqërie dhe  vlerat e saj  duhet  mbrojtur  nga çdo  cenim “. 

Zyra e Koordinatorit  Nacional për mbrojtjen nga dhuna në familje,  ka bërë përpjekje  që të krijoj politika të qëndrueshëm   për  realizimin e Strategjisë Kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje. Kjo strategji  është gjithëpërfshirës e hartuar  sipas  rekomandimeve që kanë dal  pas shumë  hulumtimeve si nga institucionet ashtu edhe nga shoqëria  civile. 
 

Në zbatimin  e objektivave që dalin nga  Strategjia,  mbështetje  e  fuqishëm vjen nga shoqëria Civile dhe  të gjitha  agjencitë Ndërkombëtare , ambasadat dhe  agjencitë tjera që  veprojnë në  Kosovës. 
 

Në vitin 2017 ka pasur  ngecje në  përmbushjen e Strategjisë për shkak se ka qenë vit zgjedhorë dhe ndryshimeve në qeverisje si dhe  zvarritjeve në  formimin e  qeverisë  . Koordinatori Nacional  për Mbrojtjen nga Dhuna në  Familje është emëruar në   fund të muajit janar 2018. Që nga emërimi ka kërkuar angazhim maksimal   nga të gjithë anëtarët e mekanizmit  dhe grupit ndërministror  në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga  Strategjia Kombëtare. 
 

Rastet e ndjeshme që kanë ndodhur ditëve të fundit, vrasja e fëmijës 14 vjeçar në Kamenicë, sulmet fizike  ndaj anëtarëve të familjes në  Graqanicë, Prishtinë e Prizren,   po  edhe rastet tjera,  shtojnë nevojën që të  ketë mobilizimi  nga të gjithë  që   kjo dukuri  të luftohet me të  gjitha mjetet institucionale e ligjore. 
 

Nga informatat që ka  arrit me i sigurua  Koordinatori Nacional deri me tash rezulton që; 
 

-    Numri i rritjes së rasteve që  raportohen si dhunë në familje është edhe  rezultat i vetëdijesimit  se dhuna  në familje  nuk  është   çështje që duhet  të mbahet brenda familjes. Ky është rezultat i punës tone te përbashkët me mediat  qe bëjnë informimin e publikut po edhe i  ngritjes së vetëdijes  në përgjithësi se kjo dukuri  duhet të raportohet. Me një  fjalë është edhe rezultat i besimit në  sistemin e drejtësisë  në përgjithësi e në  veçanti në institucionet që trajtojnë këtë çështje. 

-    Institucionet e  Republikës së Kosovës  kanë kapacitete që të  i trajtojnë të  gjitha rastet e dhunës në  familje,  si në Trajtimi  i viktimës – strehim-mbrojtje-rehabilitim.  Jemi duke punuar shumë me re integrimin e  viktimave dhe me  trajtimin e kryerësve, ngase  në këto dy objektiva kemi  ngecje për shkak kompleksitetit që kanë. 

-    Në të gjitha  Gjykatat dhe Prokurorit  e Republikës së Kosovës janë të caktuar gjyqtarë e prokuror që trajtojnë posaçërisht  lëndët  që  kanë të bëjnë me dhunën në familje. Policia ka të caktuar  zyrtarë që merren posaçërisht me dhunën në  familje. Gjithashtu edhe  mbrojtja e viktimave dhe   zyra e  ndihmës juridike  falas,  ofron mbështetje dhe ndihmë ligjore me qëllim që viktimat e dhunës në familje të kenë mbështetje institucionale në mbrojtjen e të drejtave  ligjore që kanë.

-    Zyra e Koordinatorit Nacional  që nga emërimi është ballafaquar me  problemin e  strehimoreve. Me ndihmën e OSBE-së në  Qershor do të organizoj punëtori  me pjesëmarrje të gjithë institucionet që janë pjesë e mekanizimit institucional, ku do të kërkohen  zgjidhje dhe modalitete  për  zgjidhjen e  financimit  të strehimoreve,  duke synuar që të gjendet një zgjidhje për  financim të  qëndrueshëm.

-    Zyra e Koordinatorit Nacional ka kërkuar ndihmë  dhe mbështetje nga Zyra  e Bashkimit Evropian dhe nga  Organizatat tjera Trajtimi I  kryerësve të dhunës, duke qenë se në këtë drejtim nuk është bërë sa duhet, është premtuar mbështetje e plotë, tani  jemi në fazën e hartimit  të dokumenteve strategjike për  zbatim të këtij detyrimi që del nga Strategjia si dhe në identifikimit të partnereve mbështetës  dhe këshillëdhënës. Ekziston  gatishmëri nga shumë partner të jashtëm të ndihmojnë, duke ofruar edhe praktikat më të mira për  të  qenë  iniciative e suksesshëm. 

-    Forcimi i mekanizmave ligjorë në kompensim të  viktimave  është prioritet tjetër i Zyrës së Koordinatorit.  Ministria e Drejtësisë ka  emëruar Komisionin për Kompensimin e  Viktimave nga Krimi. Jemi  Lider në rajon  sa i përket Kompensimin  nga Fondi  i veçantë të viktimave të  Krimit. Është paraqit nevoja e  informimit sepse shihet  që mungon  informacioni sa i përket ligjit për Kompensimin e  Viktimave  ashtu edhe  procedurave. Në këtë drejtim Zyra e Koordinatorit në mbështetje me OSBEN- në dhe  Grupin e grave deputete  do të filloj shpejt një   fushatë informuese , me  vizita në institucionet  që trajtojnë këto  raste dhe me organizimin e tryezave ku do të debatohet kjo çështje. Gjithashtu do të kërkohet rishikimi i procedurave  për kompensim duke pasur parasysh  si rendësin   që ka kompensimi për viktimën , ashtu edhe ndjeshmërinë  e rasteve, por edhe kufizimet  ligjore që shpesh herë pamundësojnë realizimin e kësaj  të drejte. 
 

-     Ka dal detyrë e  domosdoshme puna  më  sistematike dhe adekuate me brezin e ri. Strategjia  kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje, është  punuar në  atë frymë që ka konceptuar dukurin e dhunës në familje, si një dukuri që  duhet trajtuar edhe  përmes  edukimit brezave të rijnë.  Fëmijët janë viktime  i dhunës në  familje kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. Zyra e Koordinatorit  që nga Muaji Mars i këtij viti i është drejtuar me kërkesë Ministrisë së  Arsimit dhe  të gjitha  instancave tjera që të fillon zbatimi i  punësimit të Pedagogëve  dhe psikologëve nëpër shkolla.  Nevoja që psikologët dhe pedagogët  të jenë pjesë e sistemit  arsimore   lidhet  edhe me shume dukuri tjera delikuente të  fëmijëve ,  dukurive  tjera të dëmshme , për  sigurinë e fëmijëve  në  shkolla po edhe si  synim që të identifikohen  rastet kur fëmijët janë viktimë, të  punohet në  ndryshimin e botëkuptimeve dhe përmes arsimit  të arrihet ndryshimi  i qasjes që ka shoqëria jonë për këtë dukuri. 
 

-    Përfshirja  e programeve  shkollore aktivitete  që  kontribuojnë në vetëdijesim  është e domosdoshme. Parandalimi  me i sigurt i kësaj dukurie    për të ardhmen do të  arrihet përmes  edukimit. 
 

-    Ministria e Drejtësisë  në Projekt kodin penal ka përfshirë dhunën  në  familje si  vepër të veçanta penale, gjithashtu ka vepruar komfor rekomandimeve  tjera që kanë dal nga Konventa e Stambollit. Jemi në rrugë të mirë që  shumë shpejt  të japim lajmin e mirë që kemi plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret nga kjo konventë. 
 

-    Ndryshimet në Kodin penal do të  pasojnë me nevojën e harmonizimin e  ligjeve   me qëllim që të  përshtaten me rrethanat e  reja.
 

Zyra koordinatorit Nacional është duke punuar  shumë së bashku me shoqërinë civile dhe të  gjitha  institucionet, që deri në fund të vitit të  përfundoj funksionalizimi i bazës së integruar të  dhënave  për rastet e dhunës në familje. 
 

Gjithashtu është në fazën e  krijimit të sistemit të raportimit të rregullt dhe  llogaridhënies. Procese këto që do të mundësojnë, transparencë në punën e institucioneve dhe në veprimet e   masat kundër kësaj  dukuri. Do të përcaktoj parametra matës të  rezultateve dhe përmbushjes së  detyrimeve,   po edhe mundëson  që të  evidentohen  lëshimet, të metat  me qëllim që të jetë me  e lehtë të  ndërhyhet që strategjia të zbatohet në plotni.
 

Pasojat e dhunës në familje, e mira e mbrojtur që cenohet, detyrimisht janë përcaktuese që luftimi I kësaj  dukurie , masat për parandalim, po edhe  mbështetja për tejkalimin e pasojave që shkaktohen, duhet të jenë  shqetësim dhe obligim I gjithë shoqërisë. Institucioneve në rendë të parë sepse  e kanë për detyrë, mirëpo duhet të jetë edhe përgjegjësi qytetare e shoqërore. 
 

Në rendë të parë  shteti  ka obligim me i  ofrua mbrojtje dhe siguri  secilit qytetarë, po punojmë shumë në këtë drejtim. Të gjitha institucionet janë të përkushtuara në punën e tyre. 
 

Prandaj kërkoj mbështetje nga  të gjithë. Nuk besoj që është  zgjidhje që këto raste të përdorën  si akuza  për dështim kundër dikujt. Në luftën kundër kësaj dukurie kaq  të shëmtuar  duhet të jemi bashkë. Përndryshe  do të dështojmë si shoqëri jo vetëm si shtet. Rastet si ai i fëmiut të vrarë nga babai i tij, e  rastet tjera  kaq tragjike   duhet  të jenë  thirrje ndërgjegjes  sonë që çdo ditë  të punojnë  që kjo dukuri e shëmtuar  të mos jetë temë në vendin tonë” ka thënë Zëvendësministri Qelaj.