Ministria e Drejtësisë organizoi takim pune me Mekanizmin Koordinues Kundër Dhunës në Familje në Prizren


Prizren, 06/07/2018 - Me iniciativë të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Zëvendësministri i Drejtësisë, Naim Qelaj ka mbajtur takim pune me Mekanizin Komunal për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje në të cilin kanë marrë pjesë, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, Kryetari i Gjykatës Thmelore në Prizren, Ymer Hoxha, përfaqësues nga policia, prokuroria, Qendra për Punë Sociale, Zyra për Barazi Gjinore, Strehimorja dhe përfaqësues të institucioneve tjera.

Koordinatori Nacional, z. Qelaj në fjalë e tij para të pranishmëve theksoj se: ”Fuqizimi i zyrave për Barazi Gjinore, mbështetja e Mekanizmave Koordinues kundër Dhunës në Familje në nivel Komunal, financimi i  qëndrushëm i  Strehiomoreve dhe koordinimi  institucional në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për  mbrojtjen  nga  Dhuna në  Familje e dhunës në  familje, është prioritet i politikave që ka planifikaur zyara e Koodinatorit Nacional e që mbshteten nga  Ministria e Drejtësisë.  Kjo është edhe politikë e Qeverisë së Republikës së Kosovës në kuadër të  forcimit të sundimit të ligjit dhe  mbrojtjes së të  drejtave të njeriut“.


Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Haskuka, kërkoj mbështetje nga Qeveria sidomos  me politikat e ndarjes së subvencioneve dhe granteve që mbështesin politikat e riintegrimit, në aftësim profesional dhe fuqizimit ekonomik të viktimave 

Takimi u përmbyll me  këto rekomandime: 


1.    Fuqizimi i  zyrtarëve  për Barazi Gjinore dhe  gjetjes së mbështetjes financiare  për këto zyra, 

2.    Qëndrshmëria  financiare e strehimoreve dhe mbështetja nga komunat që gravitojnë në  regjion,

3.    Punëtorët social të kenë mbrojtje  institucionale nga  rrezikshmëria në punë, 

4.    Sigurimi nga  rrezikshmëria e  Punëtorëve të  Qendrës së Shëndetit Mendor, rritja e stafit dhe zgjidhja e                problemit të lokacionit për ndërtimin e qendrës së re për Fëmij dhe adoleshent – qëndrim ditorë,

5.    Të angazhohen Psikolog në stacionet policore me punësim të përhershëm, punë në teren gjatë intervistimit         dhe orëve të kujdestarisë,

6.    Të iu njihet e drejta në asistencë sociale, rasteve kur nuk paguhet alementacioni  sipas vendimeve të                   gjykatës, 

7.    Në të ardhëmn qendrat e mjekësisë Familjare dhe  qendrat e Urgjencës në spital  me rastin e lëshimit të              raportit të obligohen  që t’i shënojnë të dhënat personale në mënyrë që mos të lëshiohen pa këto të dhëna,
 
8.    Të inicohet dhe parashihet ndërtimi i strehimoreve për persona të smurë mendor, 

9.    Financimi i Mekanizmave Komunal për  financimin e aktiviteteve  të planifikuar,

10.  Trajtimi me prioritet i fëmijëve  që  detyrohen të kërkojnë lëmosh në rrugë.