Zëvendësministri Qelaj bashkërendon aktivitetet me Gjykatën dhe Prokurorin në Mitrovicën e Veriut


Mitrovicë, 10/07/2018 - Zëvendësministri i Drejtësisë, Naim Qelaj në cilësi të Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje, ka zhvilluar një vizitë në Gjykatën dhe Prokurorin Themelore në Mitrovicën e Veriut.

Zëvendësministri Qelaj, gjatë takimit me krerët e këtyre institucioneve theksoi se mbeten tejet të përkushtuar së bashku me të gjithë akterët relevant në koordinimin e aktiviteteve me qellim të realizimit të strategjisë Kombëtare Kundër  Dhunës në Familje.  


Gjithashtu Zëvendësministri Qelaj ka vlerësuar punën e mirë  të gjyqësorit dhe organeve të drejtësisë në trajtimin e rasteve nga  dhuna në familje dhe njëherit informoi të pranishmit për hapat e ndërmarrë në përmasimin e infrastrukturës ligjore dhe  mekanizmave tjerë me qëllim të  luftimit dhe të parandalimit të kësaj dukurie. 


Kryetari i Gjykatës Themelore, z. Kabashiq  ka falënderuar Zëvendësministrin Qelaj për angazhimin e tij ndërkohë e njoftoi me punën e kësaj gjykate dhe theksoi se mbeten të përkushtuar në përgjegjësi dhe profesionalizëm. 


Z. Kabashiq po ashtu kërkoj nga Zëvendësministri mbështetje në kalimin e barrierave dhe paraqiti  disa kërkesa  konkrete  lidhur me përmasimin  e kushteve sa i përket infrastrukturës. 


Në anën tjetër, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, z. Syla, gjatë këtij takimi duke shpalosur punën e këtij institucioni, theksoi se me rritjen e numrit të prokuroreve dhe  vendosjes në objektin e ri,  ka ndikuar në  mbarëvajtja e punëve në këtë Prokuroi.


Në fund të takimit të dy krerët e këtyre institucioneve u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin në fusha të caktuar me theks të veçantë në trajtimin e rasteve të dhunës në familje ndërkohë që Zëvendësministri Qelaj premtoi angazhim dhe mbështetje të vazhdueshme të këtyre institucioneve.