Ministri Tahiri: Gjyqësori efikas, mundësia e vetme për tërheqje të investimeve dhe zhvillim të ndërmarrësisë


Prishtinë, 13/12/2018 - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar sot profesorët dhe studentët e Fakultetit Juridik, në kuadër të kampanjës ‘’Drejtësia dhe Biznesi‘, me të cilët ka biseduar për çështje te drejtësisë komerciale dhe mbi alternativën e themelimit të një gjykate të specializuar në çështje komerciale.


Ministri Tahiri ka potencuar rëndësinë e rritjes së kapaciteteve të gjykatave në trajtimin e lëndëve të fushës tregtare, meqenëse aktualisht kjo është barrë e vetëm një Departamenti në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës. 

"Kemi ende sfida në plotësimin  e kapaciteteve të kësaj natyre, dhe nuk do të rrimë indiferent përballë këtij fakti. Nuk mund të lejojmë që bizneset vendore dhe ato të huaja të luhatin besimin në institucionet e drejtësisë. Jemi duke kërkuar alternative dhe kësaj i kontribuon edhe përvoja dhe dija juaj” ka thënë ministri Tahiri. 

Ministri Tahiri ka përmendur si mangësi edhe mungesën e profilizimit të gjyqtarëve, duke bërë të ditur se për këtë gjë, ka biseduar edhe me Ministrinë e Drejtësisë të Gjermanisë, me të cilët janë pajtuar për trajnime dhe profilizime të mëtejmë të gjyqtarëve në trajtimin e çështjeve komerciale.  

Përveç forcimit të profesioneve të lira ligjore, që lehtësojnë qasjen në drejtësi, ministri Tahiri ka potencuar se efikasiteti i gjyqësorit do të mundësoj tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e ndërmarrësisë. 

stema