Konkursi shqip -konkursi i jashtem 28.12.2018


Prishtinë, 28/12/2018 - Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës L. NR. 03/L–149 dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

K  O  N  K  U  R  S   

 

I. Departamenti për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit

1. Pozita:        Drejtor i Departamentit për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të

                        Viktimave të Krimit - 1 (një vend pune)

Referenca:     MD/ DDTMVK/ 28 – 12 – 01 - 2018

Koeficienti:    10

I përgjigjet:    Sekretarit të Përgjithshëm

Vendi:            Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Udhëheqë departamentin dhe cakton objektivat e tij në pajtim me objektivat strategjike të Ministrisë së Drejtësisë dhe harton plane të punës vjetore të detajuara për përmbushjen e këtyre objektivave;
  • Menaxhon me burimet njerëzore dhe financiare të departamentit si dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek varësit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore; 
  • Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime, përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;
  • Zhvillon dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave dhe procedurave dhe ofrimin e shërbimeve që kanë të bëjnë me fushën e Drejtësisë Tranzicionale;
  • Zhvillon dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave dhe procedurave dhe ofrimin e shërbimeve që kanë të bëjnë me statusin dhe trajtimin e viktimave të luftës;
  • Në bashkëpunim me Departamentin Ligjor, propozon dhe mbështet veprime ligjore që kanë të bëjnë me krimet e luftës të kryera në Kosovë dhe që nuk janë të natyrës penale;
  • Drejton funksionimin dhe administrimin e sistemit për kompensimin e viktimave të krimit;
  • Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara.

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën e Drejtësisë Tranzicionale dhe Mbështetjen e Viktimave të Krimit;
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktimit të objektivave dhe planifikim;
  • Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
  • Qasje fleksibile ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Diplomë universitare, Fakulteti Juridik, Filozofik ose Fakulteti i Administratës Publike, 7 vite përvojë pune profesionale, përfshirë së paku 4 vite në pozitë drejtuese.

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Divizioni për Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë),  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë;

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel:  038 - 200 182 72, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 28.12.2018 gjer më datën 11.01.2019, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse do vlerësohet e njoftuar në diten e pestë, Aplikacionet që arrijn pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkuroni.

 

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga Divizioni i Burimeve Njerëzore dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para Komisionit intervistues.

 

“Shërbimi Civil i Kosovës u shërben të gjithë banorëve të Kosovës dhe mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës”.

stema