Shpallje të Konkursit Publik për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta


Prishtinë, 25/02/2019 - Zyrtar për Avokaturën Shtetërore - (5 vende pune)

Shpallje të Konkursit Publik për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta

Emri i Institucionit

 

Ministria e Drejtësisë

Titulli i vendit të punës

Zyrtar për Avokaturën Shtetërore - (5 vende pune)

 

Numri i Referencës:

MD/AVSH/25-02-01-2019

Tarifa e shërbimit:

381.15 Euro  (Bruto)

 

Raporton te:

Avokati i Përgjithshëm Shtetëror

 

Lloji i kontratës:

Marrëveshje për Shërbime të Veçanta - (MSHV)

Kohëzgjatja e kontratës:

 

Me afat 6 mujor, me orar të plotë

Orari i punës:

I plotë, 40 orë në javë

 

Lokacioni:

Prishtinë “Ndërtesa ish Rilindja”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Regjistron të dhënat nga format standarde në bazën kompjuterike të dhënave dhe kontrollon çdo ndryshim të propozuar në përputhje me ligjin mënyrën e mbajtjes së regjistrit arkivor dhe lëndëve arkivore/ lëndet e pranuara dhe të njëjtat ju shpërndan Avokatëve Shtetërorë;
  • Kryen detyra të specializuara, sipas kërkesës, në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara;
  • Kryen detyrat në fushën profesionale specifike me një shkallë të arsyeshme të pavarësisë, përcjellë posten për Gjykatat dhe Institucionet të cilave ju janë drejtuar shkresat me mbikëqyrje dhe udhëzime të kohëpaskohshme;
  • Ndihmon avokatet e shtetit në përfaqësime, këshillime dhe mbrojtje të autoriteteve publike ose të institucioneve buxhetore duke marrë shënime, duke siguruar materiale të domosdoshme juridike, duke bërë shqyrtimin e ligjeve;
  • Bashkëpunon ngushtë Avokatet e shtetit në funksion të përfaqësimit, këshillimit dhe mbrojtjes, sa më azhure, efikase dhe profesionale të tyre, në procedura gjyqësore, të arbitrazhit dhe administrative;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;
  • Kryen edhe punë të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë Universitare dhe përvojë pune në fushën përkatëse.
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).
  • Njohja e gjuhës shqipe apo serbe.

Ministria e Drejtësisë mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha komunitetet.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim e të drejtave civile dhe politike, të kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 5 ditë kalendarike nga dita e publikimit në ueb faqen e MD-së.

Paraqitja e kërkesave: Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e MD-së, zyrën nr.803 kati i VIII-të ose mund të tërhiqen nga web faqja e MD-së në adresën http://md.rks-gov.net dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: Ndërtesa e ish Rilindjes kati i VIII-të nr. zyrës 803– Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 8:00 – 16:00. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/200 18-298.

Aplikacionit duhet t’i bashkangjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit, si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit.

Datat e mbajtjes së intervistave për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me këtë konkurs, do të publikohen vetëm në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Shkarko Dokumentin:

konkursi MSHV-SHQIP 22.02.2019

stema