Këshilli i Evropës ofron mbështetje për zyrën e Koordinatorit Nacional për mbrojte nga dhuna në familje


Prishtinë, 06/02/2019 - Zëvendësministri i drejtësisë Naim Qelaj, priti në takim shefen e Këshillit të Evropës zyra në Kosovë, zonjën Isabelle Servoz-Gallucci, si dhe përfaqësuesen e Këshilli të Evropës nga Divizioni për Barazi Gjinore në Këshillin e Evropës në Strasburg, zonjën Larissa Kireeva.

Nëse do bashkërendojmë veprimet tona do kemi rezultate më të mira në luftën kundër dhunës në familje, duke identifikuar dhe punuar në zgjidhjen e problemeve që dalin në trajtim të rasteve të kësaj natyre. Kështu u tha ndër tjera në takim të përfaqësuesve të Këshillit të Evropës me zëvendësministrin e drejtësisë Qelaj.


Shefja e Këshillit të Evropës Zonja Isabelle Servoz-Gallucci, i ofrojë mbështetje të plotë në të gjitha hapat që zyra e Koordinatorit planifikon të ndërmarr në kuadër të aktiviteteve për mbrojte nga dhuna në familje.


“Në kuadër të projekteve tona për Kosovën, padyshim që hyjnë edhe projektet që lidhen me mbrojtjen nga dhuna në familje, me theks të veçantë plotësimi  i kritereve të përcaktuara në Konventën e Stambollit. Përkatësisht ne jemi të fokusuar në nenin 16 që trajton çështjen e kryerësve të dhunës si dhe nenin 20, pika 3 të ka të bëjë me strehimoret e viktimave të dhunës në familje. Por natyrisht se mbështetja jonë nuk do të mungojë edhe në çështje tjera që ju si Koordinator vlerësoni se ne mund të jemi partner”’ tha zonja Servoz-Gallucci.
Mbështetja e ofruar në Këshlli i Evropës u vlerësua lart nga zv.ministri Qelaj, i cili tha se edhe përkundër fakti se në Kosovë është punuar shumë, nuk është bërë mjaftueshëm sa i përket mbrojtjes nga dhuna në familje.


“ Kosova ka kornizë ligjore të harmonizuar me vendet më të zhvilluara të BE-së. Por duke pas synim integrimin e shpejt të vendit në struktura të BE-së, ne po dalim se nuk jemi në vijë me mundësit tona reale. Mungesa e kapaciteteve tona si institucione, mund të kuptohet si ambicie e lart e vendit në trajtimin e dhunës në familje, prandaj në këtë drejtim neve na duhet pa dyshim ndihma e partnerëve tanë, e pashmangshëm edhe e Këshillit të Evropës”- tha zv.ministri Qelaj. 

Zv.ministri Qelaj, i njoftoi përfaqësueset e Këshillit të Evropës për agjendën e aktiviteteve që parasheh të realizojë gjatë vitit 2019, meqë edhe vizita e përfaqësueses së Këshillit të Evropës, nga Divizioni për Barazi Gjinore zonja Larisa Kireeva si dhe shefes së KE-së  Isabelle Servoz-Gallucci, lidhej pikërisht me mundësit për bashkëpunim në çështje konkrete në kuadër të punës së zyrës  së Koordinatorit Nacional për mbrojtje nga dhuna në familje. 

stema