Konkurs i brendshem për Avokat Shtetëror


Prishtinë, 22/03/2019 - Duke u bazuar në Ligjin NR. 03/L – 149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr. 21/2012 për Avancimin në Karriere të Nëpunësve Civilë, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

K  O  N  K  U  R  S   I   B R E N D SH Ë M

 

I. AVOKAURA SHTETËRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

I. Pozita:         Avokat shtetëror - 4 (katër vende pune)

Referenca:     MD/ AVSH /22 – 03 – 01 -2019

Koeficienti:    14

I përgjigjet:    Avokatit të Përgjithshëm Shtetëror

Vendi:            Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përfaqëson Avokaturën Shtetërore, në pajtim me autorizimin dhe instruksionet e dhëna nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit dhe është përgjegjës për zbatimin e detyrave të përfaqësimit, këshillimit dhe mbrojtjes sa më të drejtë dhe në mënyrë ligjore, të autoriteteve publike të Republikës së Kosovës, në procedurat gjyqësore, të arbitrazhit dhe administrative;
  • Avokati shtetëror, detyrat e veta i kryen në pajtim me dispozitat ligjore dhe me udhëzimet e dhëna nga Avokati i Përgjithshëm Shtetëror;
  • Bashkëpunëtorëve profesional dhe zyrtarëve kontaktues, u jep udhëzime adekuate profesionale, në favor të sigurimit të provave adekuate, përpilimit të shkresave adekuate (padi, përgjigje në padi, parashtresa të ndryshme etj.), përkitazi me kontestet konkrete;
  • Varësisht prej situatave, në bashkëpunim me Avokatin e Përgjithshëm, mund të kërkojë, që përfaqësimet në gjykatë të bëhen së bashku me zyrtarin kontaktues të autoritetit publik, respektivisht të institucionit buxhetor;
  • Propozon, te Avokati i Përgjithshëm Shtetëror dhe i përcjellë trajnimet e nevojshme për avokatë shtetëror, bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar kontaktues të autoritetit publik, respektivisht të institucionit buxhetor;
  • Bashkëpunon me institucione dhe autoritete publike, në funksion të përfaqësimit, këshillimit dhe mbrojtjes, sa më azhure, efikase dhe profesionale të tyre, në procedura gjyqësore, të arbitrazhit dhe administrative;
  • Propozon ndryshime dhe plotësime të dispozitave ligjore dhe nën ligjore, në drejtim të rregullimit sa më të drejtë dhe funksional të ushtrimit të funksionit të Avokatit shtetëror, nëpunësve civil dhe të stafit;
  • Kryen edhe punë tjera në kuadër të kompetencave ligjore;
  • Për punën e vetë i përgjigjet Avokatit të Përgjithshëm Shtetëror.

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diplome universitare: Fakulteti Juridik ( katër vjeçar ose master), jurist i diplomuar;
  • Të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune në punët juridike në ndonjë institucion të judikaturës, avokaturës apo në institucione tjera;
  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë dhënë provimin e jurisprudencës;
  • Të jetë person me kualitete të larta morale, të ketë përvojën e nevojshme dhe aftësi profesionale në fushën e drejtësisë;
  • Të mos ketë qenë i dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale;
  • Të mos jetë shkarkuar nga shërbimi civil, apo nga ndonjë funksion tjetër publik i Republikës së Kosovës për shkak të shkeljes së detyrës, apo paaftësisë për të kryer detyrën;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access;
  • Njohja e gjuhës shqipe apo serbe.

Shënim: Procedura e konkurrimit është e hapur për nëpunësit civil ekzistues në Ministrinë e Drejtësisë të cilët i plotësojnë kriteret e Konkursit për avancim. Ministria e Drejtësisë ofron mundësi të barabarta të avancimit për të gjithë nëpunësit civil ekzistues brenda Ministrisë së Drejtësisë. Rekrutimi dhe Përzgjedhja do të bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil si dhe Rregulloren Nr. 21/2012 për Avancimin në Karriere të Nëpunësve Civile.

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Departament për Financa dhe Shërbime të Përgjithshm / Divizioni i Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë) – të,  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë.

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel: 038 - 200 18 272 prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi ngel i hapur 8 ditë nga dita e publikimit në web – faqen e Ministrisë së Drejtësisë dhe Tabelën e Shpalljeve, duke filluar nga data 22.03.2019 deri me datën 29.03.2019 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së Konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, aplikacionet që arrin pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës.

 

Shkarko -  Konkursi shqip - 22.03.2019

stema