Konkurs i brendshëm DBJN


Prishtinë, 22/03/2019 - Duke u bazuar në Ligjin NR. 03/L – 149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr. 21/2012 për Avancimin në Karriere të Nëpunësve Civilë, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

K  O  N  K  U  R  S   I   B R E N D SH Ë M

 

I. DEPARTAMENTI PËR BASHKËPUNIM JURIDIK NDËRKOMBËTAR

I. Pozita:         Zyrtar  i Arhivës -1 (në vend pune)

Referenca:     MD/ DBJN/ 22 – 03- 01- 2019

Koeficienti:    7

I përgjigjet:    Udhëheqësit të Divizionit për Bashkëpunim Gjyqësor Ndërkombëtar në Çështje        

                        Penale dhe Civile.

Vendi:            Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëmban, përditëson dhe arkivon bazë e të dhënave dhe referencat e dosjeve të Departamentit dhe kurdo që kërkohet i gjen menjëherë dokumentet e vendosura nëpër dosje;
  • Siguron sistemimin dhe mbajtjen e të gjitha kërkesave dhe përgjigjet për ndihmë juridike ndërkombëtare janë përgatitur sipas kritereve të kërkuara dhe përcjellur me kohë;
  • Përkujdeset për afatet e arkivimit të lëndëve, si dhe përgatit lëndët me afat të përhershëm për dorëzim ne arkivin e Republikës së Kosovës, sipas dispozitave ligjore që të gjitha kërkesat dhe përgjigjet te përcjellën me kohorë;
  • Është përgjegjës për pranimin e lendeve te Divizionit;
  • Është përgjegjës/e për futjen e të gjitha të dhënave të nevojshme dhe të kërkuara në bazën e të dhënave;
  • Është përgjegjës/e për caktimin e lëndëve tek zyrtaret kompetent sipas prioriteteve;
  • Është përgjegjës/e për statistikat e DBJN-së;
  • Për punën e vet i përgjigjet Udhëheqësit te Divizionit për bashkëpunim gjyqësor ndërkombëtar ne çështje penale dhe civile.

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diplome universitare ne drejtimin Administrate Publike, Juridik, Ekonomik;
  • Dy (2) vite përvojë pune profesionale;
  • Aftësi të zgjidhjes së problemeve për çështje administrativo teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës;
  • Aftësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar punën me personelin tjetër me të cilin bie në kontakt gjatë kryerjes së përgjegjësive të veta të punës;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe të vlerësimit të informacionit me ruajtjen e konfidencialitetit;
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Njohuria e mirë e gjuhës shqipe dhe ose serbe në të shkruar dhe në komunikime ndërsa njohja e gjuhës Angleze paraqet përparësi;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point);

 

II. Pozita:        Zyrtar Ligjor - 1 (një vend pune)

Referenca:      MD/ DBJN/ 22 – 03 – 02 - 2019

Koeficienti:     7

I përgjigjet:    Udhëheqës i Divizionit për Bashkëpunim Gjyqësor Ndërkombëtar në Çështjet Penale dhe Civile

Vendi:             Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgatitë shkresat për ndihmën juridike ndërkombëtare sipas procedurave standarde dhe pas aprovimit nga udhëheqësi i departamentit sigurohet që janë përcjell me kohë;
  • Ndihmon rreth hulumtimeve ligjore ne çështjet e politikave ligjore që kanë të bëjnë me ligjin e zbatueshëm në Kosovë;
  • Ndihmon në kryerjen e hulumtimeve dhe përgatitjen e analizave të çështjeve të politikave ligjore ndërkombëtare dhe të brendshme në lidhje me sistemin e drejtësisë në Kosovë, veçanërisht në drejtim të ndihmës ligjore ndërkombëtare;
  • Bashkërendimi dhe ndërlidhja e punëve, sipas nevojës me zyrtarët e tjerë të departamentit dhe të divizioneve;
  • Kryen çdo detyrë tjetër që përfshihet në mandatin e divizionit dhe sipas kërkesës se Udhëheqësve;
  • Për punën e vet i përgjigjet udhëheqësit të divizionit.

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diplomë universitare: Fakulteti Juridik;
  • Minimum 2 vite përvojë pune;
  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e legjislacionit dhe hartimin e akteve ligjore;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Njohja e gjuhës shqipe ose serbe;
  • Njohja e gjuhës angleze e preferuar.

 

Shënim: Procedura e konkurrimit është e hapur për nëpunësit civil ekzistues në Ministrinë e Drejtësisë të cilët i plotësojnë kriteret e Konkursit për avancim. Ministria e Drejtësisë ofron mundësi të barabarta të avancimit për të gjithë nëpunësit civil ekzistues brenda Ministrisë së Drejtësisë. Rekrutimi dhe Përzgjedhja do të bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil si dhe Rregulloren Nr. 21/2012 për Avancimin në Karriere të Nëpunësve Civile.

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Departament për Financa dhe Shërbime të Përgjithshm / Divizioni i Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë) – të,  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë.

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel: 038 - 200 18 272, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi ngel i hapur 8 ditë nga dita e publikimit në web – faqen e Ministrisë së Drejtësisë dhe Tabelën e Shpalljeve, duke filluar nga data 22.03.2019 deri me datën 29.03.2019 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së Konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, aplikacionet që arrin pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

 

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës.

Shkarko - Konkursi Shqip -21.03.2019

stema