KONKURS I BRENDSHËM


Prishtinë, 12/04/2019 - Udhëheqës i Divizionit për Drejtësi Tranzicionale -1 (në vend pune)

I. DEPARTAMENTI PËR DREJTËSI TRANZICIONALE DHE MBËSHTETJE TË VIKTIMAVE TË KRIMIT

I. Pozita:         Udhëheqës i Divizionit për Drejtësi Tranzicionale -1 (në vend pune)

Referenca:      MD/ DDTMVK/ 12- 04- 01- 2019

Koeficienti:    9

I përgjigjet:    Drejtorit të Departamenti për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të

                        Viktimave të Krimit

Vendi:             Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Udhëheqë punën e gjithmbarshme të divizionit dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
  • Menaxhon me stafin e divizionit dhe bënë ndarjen e detyrave tek varësit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore;
  • Ndihmon mbikëqyrësin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;
  • Identifikon, propozon dhe analizon politikat për fushën e drejtësisë tranzicionale;
  • Asiston në hartimin e akteve ligjore, dokumenteve politike dhe strategjike në fushën e drejtësisë tranzicionale;
  • Koordinon procesin e vlerësimit financiar të dëmeve të luftës;
  • Në bashkëpunim me Departamentin Ligjor dhe Avokaturën Shtetërore propozon politika dhe akte normative dhe mbështet veprimet ligjore lidhur me krimet dhe dëmet e luftës që nuk janë të natyrës penale;
  • Udhëheqësi i Divizionit për Drejtësi Tranzicionale raporton Udhëheqësi i Departamentit për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit.

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diplomë universitare: Fakulteti Filozofik, Juridik ose Administratë Publike.Minimum 5 vite përvojë pune profesionale.
  • Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën e Drejtësisë Tranzicionale;
  • Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
  • Shkathtësi në caktim të objektivave , planifikim të punës dhe analizë ;
  • Shkathtësi në udhëheqje dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup punues ;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

 

II. Pozita:   Udhëheqës i Divizionit për Mbështetjen e Viktimave të Krimit - 1 (një vend pune)

Referenca:     MD/ DDTMVK/ 12- 04- 02- 2019

Koeficienti:   9

I përgjigjet:   Drejtorit të Departamenti për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të

                        Viktimave të Krimit

Vendi:             Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Udhëheqë punën e gjithmbarshme të divizionit dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
  • Menaxhon me stafin e divizionit dhe bënë ndarjen e detyrave tek vartësit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore;
  • Ndihmon mbikëqyrësin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;
  • Siguron formularët për parashtrimin e kërkesës për kompensim dhe udhëzimet tjera të nevojshme për të gjitha situatat vendore dhe ndërkufitare;
  • Informon parashtruesit  e kërkesës për kushtet formale dhe materiale që duhen plotësuar për të parashtruar kërkesën për kompensim si dhe bën pranimin e  kërkesave të parashtruara për kompensimin e viktimave të krimit, bashke me dokumentacionin përkatës të bashkangjitur në kërkesë;
  • Krijon bazën e të dhënave për të gjitha kërkesat e parashtruara dhe vendimet përkatëse si dhe bënë arkivimin e dosjeve të kompletuara;
  • Kompleton dosjen dhe bënë shqyrtimin paraprak të kërkesës së parashtruar dhe përcjell kërkesën tek Komisioni për kompensimin e viktimave;
  • Njofton parashtruesin e kërkesës apo autoritetin e huaj për vendimin e Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit si dhe informon Komisionin për çfarëdo kërkese dhe për komunikimin me viktimën apo autoritetin e huaj;
  • Informon publikun dhe viktimat e krimit për të drejtën në kompensim;
  • Ofron mbështetje administrative dhe teknike për Komisionin për Kompensimin e Viktimave të krimit;
  • Udhëheqësi i Divizionit për  Mbështetjen e Viktimave të Krimit raporton tek Drejtori i Departamentit për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diplomë universitare: Fakulteti Filozofik, Juridik ose Administratë Publike.Minimum 5 vite përvojë pune profesionale.
  • Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën e Mbështetjes së Viktimave të Krimit;
  • Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
  • Shkathtësi në caktim të objektivave , planifikim të punës dhe analizë;
  • Shkathtësi në udhëheqje dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup punues;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Shënim: Procedura e konkurrimit është e hapur për nëpunësit civil ekzistues në Ministrinë e Drejtësisë të cilët i plotësojnë kriteret e Konkursit për avancim. Ministria e Drejtësisë ofron mundësi të barabarta të avancimit për të gjithë nëpunësit civil ekzistues brenda Ministrisë së Drejtësisë. Rekrutimi dhe Përzgjedhja do të bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil si dhe Rregulloren Nr. 21/2012 për Avancimin në Karriere të Nëpunësve Civile.

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Departament për Financa dhe Shërbime të Përgjithshm / Divizioni i Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë) – të,  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë.

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel: 038 - 200 18 272, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi ngel i hapur 8 ditë nga dita e publikimit në web – faqen e Ministrisë së Drejtësisë dhe Tabelën e Shpalljeve, duke filluar nga data 12.04.2019 deri me datën 19.04.2019 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së Konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, aplikacionet që arrin pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

 

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës.

stema