Zyrtar i Larte për administrimin e Depos Qendrore -1 (në vend pune)


Prishtinë, 23/04/2019 - Duke u bazuar në Ligjin NR. 03/L – 149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr. 21/2012 për Avancimin në Karriere të Nëpunësve Civilë, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

K  O  N  K  U  R  S   I   B R E N D SH Ë M

 

I. DEPARTAMENTI PËR FINANCA DHE SHËRBIME TË PËRGJITHSHME

I. Pozita:         Zyrtar i Larte për administrimin e Depos Qendrore -1 (në vend pune)

Referenca:     MD/ DFSHP/ 23- 04- 01- 2019

Koeficienti:    8

I përgjigjet:    Udhëheqës i Divizioni për Teknologji Informative dhe shërbime Logjistike 

Vendi:            Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Harton dhe zhvillon planet e punës ne pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizmin e këtyre objektivave;
  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin, bënë vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
  • Analizon dhe vlerëson procedurat, formularët dhe sistemet ekzistuese lidhur me menaxhimin dhe administrimin e depos qendrore të Ministrise se Drejtesise;
  • Harton, zhvillon dhe mbikëqyr zbatimin e politikave, procedurave standarde, formularëve te ndryshëm dhe sistemeve lidhur me aktivitetet për vendosjen, ruajtjen dhe shpërndarjen e inventarit dhe materialeve tjera në depon qendrore;
  • Siguron, procedimin e te gjitha kërkesave për vendosjen dhe tërheqjen e inventarit dhe materialeve tjera nga depoja qendrore si dhe mirëmbajtjen e saj;
  • Mbikeqyr procesin e vlerësimit të amortizimit, kohës së përdorimit të inventarit dhe materialeve tjera nga depoja qendrore si dhe mirëmbajtjen e saj;
  • Koordinon dhe bashkëpunon me Departamentet e Ministrisë së Drejtesise lidhur me vendosjen dhe tërheqjen e inventarit nga depoja qendrore;
  • Përgadit dokumentacionin e duhur për regjistrimin e aseteve të Ministrisë, i ekzekuton kërkesat e aprovuara nga zyrtaret përgjegjës si dhe kontrollon kohe pas kohe stoqet në depo, duke i numëruar, verifikuar artikujt;
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohe pas kohe nga Mbikëqyrësi;

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diplomë universitare, drejtimi ekonomik, juridik ose administrate publike, 3 vite përvojë pune;
  • Njohuri dhe përvojë në fushën logjistikes dhe shërbimeve administrative;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit)

 

Shënim: Procedura e konkurrimit është e hapur për nëpunësit civil ekzistues në Ministrinë e Drejtësisë të cilët i plotësojnë kriteret e Konkursit për avancim. Ministria e Drejtësisë ofron mundësi të barabarta të avancimit për të gjithë nëpunësit civil ekzistues brenda Ministrisë së Drejtësisë. Rekrutimi dhe Përzgjedhja do të bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil si dhe Rregulloren Nr. 21/2012 për Avancimin në Karriere të Nëpunësve Civile.

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Departament për Financa dhe Shërbime të Përgjithshm / Divizioni i Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë) – të,  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë.

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel: 038 - 200 18 272, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi ngel i hapur 8 ditë nga dita e publikimit në web – faqen e Ministrisë së Drejtësisë dhe Tabelën e Shpalljeve, duke filluar nga data 23.04.2019 deri me datën 30.04.2019 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së Konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, aplikacionet që arrin pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës.

stema