Konkurs - Asistent Ekzekutiv- 1 (një vend pune)


Prishtinë, 18/05/2019 - Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L–149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

K  O  N  K  U  R  S   

 

I. ZYRA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM

1. Pozita:        Asistent Ekzekutiv- 1 (një vend pune)

Referenca:     MD/ ZSP/ 18- 05- 01- 2019

Koeficienti:   6

I përgjigjet:   Sekretarit të Përgjithshëm

Vendi:            Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve të shpenzimeve , si dhe hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme;
  • Komunikon direkt, dhe në emër të mbikëqyrësit me njësit organizative brenda institucionit për çështjet e iniciuara nga mbikëqyrësi;
  • Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet dhe e-malit për mbikëqyrësin;
  • Pranon dhe shpërndan korrespondencën për mbikëqyrësin dhe kujdeset për mbarëvajtjen e saj;
  • Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës së mbikëqyrësit;
  • Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
  • Ndihmon mbikëqyrësin në caktimin dhe koordinimin e takimeve të ndryshme dhe të merr pjesë në takime nëse është e nevojshme;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Arsimimi bachelor në drejtimin Juridik, Shkenca Politike ose Ekonomik, katër (4) vite përvojë pune ne fushat përkatëse;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të njohur teknike ose administrative;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

II. DIVIZIONI PËR KOMUNIKIM ME PUBLIKUN

1. Pozita:        Zyrtar i Lartë për Komunikim me Publik - 1 (një vend pune)

Referenca:     MD/ DKP/ 18- 05- 02- 2019

Koeficienti:   8

I përgjigjet:   Udhëheqësit të Divizionit për Komunikim me Publikun

Vendi:            Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave;
  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin harton, zhvillon dhe zbaton planin e komunikimit për të informuar qytetarët dhe institucionet për politikat, arritjet dhe aktivitetet e ministrisë dhe siguron redaktimin dhe përditësimin e tyre;
  • Harton dhe zhvillon politikat e fjalimeve dhe opinioneve për të gjitha temat e rëndësishme lidhur me aktivitet dhe shërbimet e ministrisë;
  • Përgatit kumtesa, informata, raporte dhe publikime tjera për publikun dhe pas miratimit të tyre nga mbikëqyrësi dhe menaxhmenti i ministrisë i shpërndan tek mediat e shkruara dhe elektronike dhe i vendos ne ueb faqen e ministrisë;
  • Përcjell takimet, seminaret, konferencat e ndryshme, që organizohen nga ministria dhe njësit organizative të saj dhe përgatit informatën për këto ngjarje;
  • Përgatit përgjigjet për kërkesat e pranuara nga mediat e shkruara dhe elektronike lidhur me aktivitet dhe shërbimet e ministrisë;
  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin koordinon dhe përgatit konferenca për shtyp dhe takime tjera publike për menaxhmentin e lartë të ministrisë;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diploma universitare, fakulteti i gazetarisë ose në ndonjë fushë të përafërt, 3 vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e gazetarisë dhe komunikimit publik;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit);
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, e dëshirueshme.

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Divizioni për Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë),  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë;

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel:  038 - 200 182 72, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 18.05.2019 gjer më datën 01.06.2019, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse do vlerësohet e njoftuar në diten e pestë, Aplikacionet që arrijn pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkuroni.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga Divizioni i Burimeve Njerëzore dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para Komisionit intervistues.

“Shërbimi Civil i Kosovës u shërben të gjithë banorëve të Kosovës dhe mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës”.

stema