Njoftim për vazhdim të konkursit edhe për 7 ditë


Prishtinë, 27/05/2019 - Në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Kreu III, neni 11, dhe neni 22, paragrafi 3 i Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Ministria e Drejtësisë shpall këtë:

N J O F T I M

Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar se konkursi i shpallur më datën 18.05.2019 për pozitën: Zyrtar i Lartë për monitorimin e transportit qeveritar -1 (një vend pune) me numër te referencës MD/ DFSHP/ 18- 05 – 01 - 2019 në web - faqen e Ministrisë së Drejtësisë, vazhdohet edhe për shtatë (7) ditë kalendarik, nga data: 27.05.2019 deri më datën 02.06.2019.

Të gjithë Kandidatët të cilët kanë aplikuar në afat dhe procedure te rregullt për këtë Pozitë, nuk kanë nevojë për ri-aplikim.

stema