Shpallje të Konkursit Publik për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta


Prishtinë, 19/07/2019 - Bazuar në nenin 12, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04/L-077 Për Marrëdhëniet e Detyrimeve, Ministria e Drejtësisë, bënë:

Shpallje të Konkursit Publik për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta

Emri i Institucionit

 

Ministria e Drejtësisë

Titulli i vendit të punës

Zyrtar për mbështetje të procesit për Drejtësinë 2020 - (5 vende pune)

 

Numri i Referencës:

MD/ KM/20-07-01-2019

Tarifa e shërbimit:

381.15 Euro  (Bruto)

 

Raporton te:

Shefi i Kabinetit

Lloji i kontratës:

Marrëveshje për Shërbime të Veçanta - (MSHV)

Kohëzgjatja e kontratës:

 

Me afat 6 mujor, me orar të plotë

Orari i punës:

I plotë, 40 orë në javë

 

Lokacioni:

Prishtinë “Ndërtesa ish Rilindja”

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ndihmon në paraqitjen e planit dinamik mbi masat qe do të ndërmarrin institucionet relevante bazuar në kompetencat e tyre ekskluzive duke respektuar pavarësinë e plotë dhe ndarjen e pushteteve;
  • Ndihmon ne zbatimi e agjendës “ Drejtësia 2020” duke ushtruarkompetencat siç janë përcaktuar me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, si dhe duke siguruar pavarësinë e plotë ë sistemit të drejtësisë në paanshmërinë e tij;
  • Ndihmon ne vlerësimin real mbi situatën në sistemin e drejtësisë se Republikës se Kosovës, pare nga perspektiva e ngarkesës se punës se institucioneve veçmas Gjyqësorit dhe Prokurorisë, kapacitetet profesionale, pavarësisë, integritetit dhe efikasitetin;
  • Kryen detyrat në fushën profesionale specifike ne arritjen e një standardi te tille qe Agjenda “Drejtësia 2020”, qytetaret e Republikës se Kosovës dhe subjektet juridike te saj , te ballafaqohen me një sistem te drejte, efikas, llogaridhënës, te përgjegjshëm , me kosto te ulet, te udhëheqës ne afate te arsyeshme kohore, me profesionalizëm dhe kompetence te qëndrueshëm brenda një doktrine e drejtësisë si shërbim ndaj palëve.
  • Kryen detyra të specializuara, sipas kërkesës, në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;
  • Kryen edhe punë të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplome Universitare në drejtimin Juridik, Administrate publike ose Ekonomik;
  • Minimum dy (2) vite përvojë pune në fushën përkatëse;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).
  • Njohja e gjuhës shqipe apo serbe.

Ministria e Drejtësisë mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha komunitetet.

 

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim e të drejtave civile dhe politike, të kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 5 ditë kalendarike nga dita e publikimit në ueb faqen e MD-së.

Paraqitja e kërkesave: Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e MD-së, zyrën nr.803, kati i VIII-të ose mund të tërhiqen nga web faqja e MD-së në adresën https://md.rks-gov.net dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: Ndërtesa e ish Rilindjes kati i VIII-të nr. zyrës 803– Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 8:00 – 16:00. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/200 18-298.

Aplikacionit duhet t’i bashkangjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit, si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit.

 

Datat e mbajtjes së intervistave për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me këtë konkurs, do të publikohen vetëm në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Linku per tu shkarkuar

stema