Njoftim per vazhdim të konkursit edhe per 7 ditë


Prishtinë, 26/07/2019 - Në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Kreu III, neni 11, dhe neni 22, paragrafi 3 i Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Ministria e Drejtësisë shpall këtë:

N J O F T I M

 

Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar se konkursi i shpallur më datën 11.07.2019 për pozitën: Udhëheqës i Divizionit për Drejtësi Tranzicionale -1 (një vend pune) me numër te referencës MD/ DDTMVK/ 11 – 07 – 01 – 2019 në Gazetën ditore ,, Zëri” dhe në web - faqen e Ministrisë së Drejtësisë, vazhdohet edhe për shtatë (7) ditë kalendarik, nga data: 26.07.2019 deri më datën 01.08.2019.

Të gjithë Kandidatët të cilët kanë aplikuar në afat dhe procedure te rregullt për këtë pozitë, nuk kanë nevojë për ri-aplikim.

stema