Njoftim për vazhdim të konkursit
Prishtinë, 26/07/2019 - Në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Kreu III, neni 11, dhe neni 22, paragrafi 3 i Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Ministria e Drejtësisë shpall këtë:
N J O F T I M
Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar se konkursi i shpallur më datën 20.07.2019 për pozitën: Zyrtar për mbeshtetje të procesit për Drejtësinë 2020 / MSHV -5 (pesë vende pune) me numër te referencës MD/ KM/22-07-01-2019 në web - faqen e Ministrisë së Drejtësisë, vazhdohet edhe për katër (4) ditë kalendarik, nga data: 26.07.2019 deri më datën 29.07.2019.
Të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar në afat dhe procedure te rregullt për këtë pozitë, nuk kanë nevojë për ri-aplikim.