KONKURS: Instituti i Mjekësisë Ligjore, pozita: Pastrues/e - 1 (një) vend pune


Prishtinë, 19/08/2019 - Bazuar në Ligjin e Punës me Nr. 03/L-212, Udhëzimin Administrativ Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik dhe Qarkoren Administrative 01/2014, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

K  O  N  K  U  R  S   

 

I. Instituti i Mjekësisë Ligjore

1. Pozita:        Pastrues/e - 1 (një) vend pune

Referenca:     MD/ IML/ 19 - 08 - 01- 2019

Koeficienti:    5

I përgjigjet:    Udhëheqësit të Divizionit për Administratë dhe Punë të Përgjithshme

Vendi:            Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është përgjegjëse që i gjithë objekti të mbahet pastër në çdo kohë, të sigurojë që Morgu, Zyrat e Ekzaminimeve Mjeko-Ligjore, të mbetet i pastër duke e përshtatur  pastrimit sistematik;
  • Pastrimi i sallave te autopsisë dhe largimi i mbeturinave te rasteve te luftes,
  • Pastrimi i Laboratorit të Histopatologjisë dhe Laboratorit të Toksikologjisë cdo dite.
  • Pastrimi i përgjithshëm i zyrave të të gjitha sektorëve të IML  çdo ditë.
  • Për shkak të ndjeshmërisë së sallave të ekzaminimeve fizike mjekoligjore bëhet pastrimi nje here ne dite ose disa here në dite sipas nevojës.
  • Pastrimin, tharjen dhe hekurosjen e  uniformave: të mjekeve, teknikeve, laboranteve, zyrtareve te ternit dhe motrave fornzike  bëhet çdo ditë.
  • Kryen edhe detyra tjetër  të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

  • Diploma e shkolles se mesme;
  • Një (1) vit përvojë pune;
  • Njohja e gjuhës shqipe apo serbe.

 

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Divizioni për Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë),  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë;

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel:  038 - 200 182 86, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 19.08.2019 gjer më datën 02.09.2019, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 5 (pesë) ditësh, Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkurroni.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga Divizioni i Burimeve Njerëzore dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para Komisionit intervistues.

 

stema