Konkurs: Zyrtar i Lartë për Jurisprudencë, Ndërmjetësim dhe Administrator Falimentues - 1 (një) vend pune


Prishtinë, 21/08/2019 - Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës L. NR. 03/L–149 dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

K  O  N  K  U  R  S   

 

I. DEPARTAMENTI PËR PROFESIONE TË LIRA

1. Pozita:        Zyrtar i Lartë për Jurisprudencë, Ndërmjetësim dhe Administrator Falimentues - 1 (një) vend pune

Referenca:     MD/DPL/ 21 - 08 - 01- 2019

Koeficienti:    8

I përgjigjet:    Udhëheqësit të Divizionit për Jurisprudencë, Ndërmjetësim dhe Administrator Falimentues

Vendi:            Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Udhëheq punët administrativo profesionale të Jurisprudencës, Ndërmjetësim dhe Administratorët Falimentues, si dhe përgatitë raporte për mbikëqyrjet e kryera;
  • Përgatitë dokumentacionin për Jurisprudencë, Ndërmjetësim dhe Administratorë Falimentues;
  • Përgatitë pasqyrën e dokumentacionit dhe vendimet-certifikatat për Jurisprudencë, Ndërmjetësim dhe Administratorë Falimentues mbanë evidencën e Jurisprudencës, Ndërmjetësim dhe Administratorë Falimentues,
  • Mbanë evidencën e personave të cilët e kanë dhënë provimin për Jurisprudencës, Ndërmjetësimit dhe Administratorët Falimentues;
  • Jep ndihmë teknike Komisionit për dhënien e provimit për Jurisprudencës, Ndërmjetësim dhe Administratorët Falimentues;
  • Merr pjesë në përgatitjen e analizave dhe të mendimeve, të sqarimeve profesionale për zbatimin e ligjeve dhe të akteve nënligjore;
  • Vepron lidhur me parashtresat dhe ankesat e qytetarëve për punën e Jurisprudencës, Ndërmjetësimit dhe Administratorët Falimentues;
  • Kryen edhe punë të tjera të cilat i besohen nga udhëheqësi i divizionit.

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diplomë Universitare: Fakulteti Juridik;
  • Përvoje pune së paku tre (3) vite profesionale 
  • Kryen detyra të rëndësishme brenda fushës së përgjegjësisë profesionale;
  • Kontribuon në fushë të specializuar si dhe këshillon dhe zbaton procedurat relevante në përputhje me njohuritë profesionale;
  • Detyrat e punës, zakonisht përfshijnë kryerjen e hulumtimeve, analizave dhe dhënien e rekomandimeve për shqyrtim dhe miratim nga niveli më i lartë;
  • Këshillon dhe udhëzon personelin në nivelin më të ulët profesional dhe mund të udhëheqë një grup punues në projekte të caktuara;
  • Prirje për zgjidhjen e problemeve, për të vlerësuar faktorët relevantë dhe për të përdorur iniciativën për t’i përshtatur praktikat ekzistuese në situata dhe rrethana të reja;
  • Kërkohet aftësia për të punuar dhe komunikuar me autoritete të brendshme dhe të jashtme në nivel të njëjtë, të lartë ose më të ulët si dhe dhënia e këshillave në fushën përkatëse të përgjegjësisë;
  • Ushtron liri të konsiderueshme të veprimit në të gjitha çështjet e përditshme profesionale, procedurale dhe teknike, në përputhje me ligjet, rregulloret dhe udhëzimet administrative në fuqi. Kërkon ndihmë konsultative, këshilluese nga nëpunësit e nivelit më të lartë vetëm në çështjet që prekin politikat e përgjithshme;
  • Aftësi të bëjë vlerësime të drejta në situata komplekse. Mund të përfshijë mbikëqyrjen e personelit në nivel administrativ;
  • Njohja e gjuhës shqipe apo serbe.

 

II. DEPARTAMENTI PËR DREJTËSI TRANZICIONALE DHE MBËSHTETJE VIKTIMAVE TË KRIMIT

1. Pozita:        Zyrtar për Drejtësi Tranzicionale - 2 (dy) vende pune

Referenca:     MD/ DDTMVK/ 21 - 08 - 02- 2019

Koeficienti:    7

I përgjigjet:    Udhëheqësit të Divizionit për Drejtësi Tranzicionale

Vendi:            Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Identifikon, propozon dhe analizon politikat për fushën e drejtësisë tranzicionale;
  • Merr pjesë aktive në hartimin e akteve ligjore, dokumenteve politike dhe strategjike në fushën e drejtësisë tranzicionale;
  • Mbledh nga institucionet publike dhe qytetarët të dhënat për dëmet e luftës;
  • Asiston në mirëmbajtjen e  bazës së të dhënave për dokumentimin e krimeve dhe dëmeve të luftës;
  • Ndihmon në koordinimin e procesit të vlerësimit financiar të dëmeve të luftës;
  • Bashkërendimi dhe ndërlidhja e punëve, sipas nevojës me zyrtarët e tjerë të Departamentit për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit dhe të divizioneve;
  • Raporton rregullisht te udhëheqësi rreth progresit në lidhje me planet e punës të miratuara;
  • Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga udhëheqësi i divizionit apo udhëheqësi i Departamentit.

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diploma  universitare, fakulteti juridik;
  • Minimumi dy vite përvojë pune;
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e drejtësisë Tranzicionale;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim  të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (World,Excel,Power point, Access, internetit);

 

 

 

 

 

III. DEPARTAMENTI PËR FINANCA DHE SHËRBIME TË PËRGJITHSHME

1. Pozita:        Zyrtar për para të gatshme - 1 (një) vend pune

Referenca:     MD/ DFSHP/ 21 - 08 - 03- 2019

Koeficienti:    7

I përgjigjet:    Udhëheqësit të Divizionit për Buxhet dhe Financa

Vendi:            Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Planifikon, pranon dhe pergadite pagesat me para të gatshme, avanset për udhëtime zyrtare, kartelat mbushese-vala dhe shpenzimet për përfaqsim-reprezentacion;
  • Përcjellë dhe analizon ecuritë e shpenzimeve të parasë së gatshme sipas linjave buxhetore, bazuar në Planin e Rrjedhës së Parasë dhe kërkesat paraprake të miratuara nga zyrtarët kompetent;
  • Përgjegjës për tërheqjen  e parave të gatshme nga banka komerciale, dhe të kartelave mbushëse nga Posta dhe Telekomunikacionit i Kosoves;
  • Bëne përgatitjen e formave të pagesave me transfer të jashtëm dhe të brendshëm dhe  i dergon te zyrtari shpenzues-certifikuesi ose në Ministria e Financave;
  • Pranon kërkesat për paradhënie (avanse) për udhëtime zyrtare, bënë kalkulimin e  shpenzimeve dhe mbylljen e paradhënieve;
  • Përgatitë raporte financiare për pagesat e kryera me para të gatshme sipas departamenteve- njësive buxhetore;
  • Përgatit raporte periodike dhe vjetore  lidhur me shpenzimet e parasë së gatshme dhe gjendjen buxhetore;
  • Zbaton aktet ligjore dhe nënligjore te cilat kan të bëjnë me të drejtat dhe obligimet e nëpunësve civil;
  • Kryen edhe pune te tjera  sipas nevojave dhe kërkesës se udhëheqësit të divizionit;
  • Për punën e vete i përgjigjet Udhëheqësit të Divizionit për Buxhet dhe Financa.

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diplome universitare: Fakulteti Ekonomik;
  • Dy (2) vite përvojë pune profesionale;
  • Ushtron detyrat profesionale me mbikëqyrje dhe udhëzime të herëpashershme. Udhëzohet dhe ndihmohet nga zyrtarët e nivelit më të lartë, në çështjet e politikave ose në çështjet më komplekse, ku kërkohet njohuri dhe përvojë më e madhe profesionale-teknike;
  • Aftësi për të bërë hulumtime për të përgatitur përmbledhje dhe analiza të informacionit dhe të identifikojë opsionet relevante për përkrahjen e vendimeve dhe rekomandimeve të nivelit më të lartë në kuadër të njësisë organizative;
  • Aftësi për të punuar dhe komunikuar me autoritete brenda dhe jashtë institucionit të nivelit të njëjtë për shkëmbimin e informatave dhe zhvillimin e punës në fushat me interes të përbashkët, dhe ofrimin e këshillave në çështjet e caktuara;
  • Aftësi për marrjen e vendimeve lidhur me metodat e punës në përputhje me standardet profesionale, pa u konsultuar me zyrtarët e nivelit më të lartë;
  • Shkathtesi kompjuterike te aplikacioneve te programeve (Word, Excel, Power Point, Internet);
  • Njohja e gjuhës shqipe apo serbe.

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Divizioni për Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë),  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë;

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel:  038 - 200 182 86, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 21.08.2019 gjer më datën 04.09.2019, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 4 ditësh, Aplikacionet që arrijn pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkuroni.

 

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga Divizioni i Burimeve Njerëzore dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para Komisionit intervistues.

 

“Shërbimi Civil i Kosovës u shërben të gjithë banorëve të Kosovës dhe mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës”.

 

 

stema