Konkurs i brendshëm: Zyrtar i Lartë Ligjor - 1 (një) vend pune


Prishtinë, 22/08/2019 - Duke u bazuar në Ligjin NR. 03/L – 149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr. 21/2012 për Avancimin në Karriere të Nëpunësve Civilë, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

K  O  N  K  U  R  S   I   B R E N D SH Ë M

 

I. DEPARTAMENTI LIGJOR

1. Pozita: Zyrtar i Lartë Ligjor - 1 (një) vend pune

Referenca: MD/DL/22 – 08 – 01 - 2019

Koeficienti: 8

I përgjigjet: Udhëheqësit të Divizionit për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit

Vendi: Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Merr pjesë aktive në hartimin e ligjeve dhe akteve nënligjore nga fushë veprimtaria e Ministrisë
  • Sigurimi i pajtueshmërisë së projektligjeve dhe të akteve tjera nënligjore me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës;
    • Kryerja e formatizimit të ligjit, të revidimeve gjuhësore dhe ligjore, si dhe përkujdesja që përmbajtja teknike e ligjit të jetë e saktë dhe identike në të dy gjuhët zyrtare dhe në gjuhën angleze;
    • Përcjellja dhe menaxhimi i procedurave për hartimin dhe dorëzimin e projektligjeve në Qeveri;
  • Sipas kërkesës jep opinione ligjore si dhe bën hartimin e projektmarrëveshjeve, projektvendimeve dhe projekt akteve të tjera;
  • Bashkërendimi dhe ndërlidhja e punëve, sipas nevojës me zyrtarët e tjerë të Departamentit Ligjor dhe të divizioneve;
    • Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga udhëheqësi i divizionit apo udhëheqësi i Departamentit Ligjor.
  • Udhëheq grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet dhe kryen detyra të specializuara në fushën specifike si dhe ndihmon stafin tjetër të institucionit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diploma  universitare, Fakulteti Juridik;
  • Minimumi tri (3) vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri dhe përvojë në hartimin, harmonizimin e Legjislacionit dhe akteve tjera juridike;
  • Njohuri të legjislacionit të aplikueshëm në fushat e përgjegjësisë së ministrisë;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (World, Excel, Power Point, Access, internetit).
  • Njohja e gjuhës shqipe apo serbe, e preferuar njohja e gjuhës angleze.

Shënim: Procedura e konkurrimit është e hapur për nëpunësit civil ekzistues në Ministrinë e Drejtësisë të cilët i plotësojnë kriteret e Konkursit për avancim. Ministria e Drejtësisë ofron mundësi të barabarta të avancimit për të gjithë nëpunësit civil ekzistues brenda Ministrisë së Drejtësisë. Rekrutimi dhe Përzgjedhja do të bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil si dhe Rregulloren Nr. 21/2012 për Avancimin në Karriere të Nëpunësve Civile.

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Departament për Financa dhe Shërbime të Përgjithshm / Divizioni i Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë) – të,  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë.

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel: 038 - 200 18 286, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi ngel i hapur 8 ditë nga dita e publikimit në web – faqen e Ministrisë së Drejtësisë dhe Tabelën e Shpalljeve, duke filluar nga data 22.08.2019  deri me datën 29.08.2019 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së Konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, aplikacionet që arrin pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

 

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës.

 

stema