Shpallje të Konkursit Publik për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta


Prishtinë, 30/08/2019 - Bazuar në nenin 12, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04/L-077 Për Marrëdhëniet e Detyrimeve, Ministria e Drejtësisë, bënë:

Shpallje të Konkursit Publik për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta

 

Emri i Institucionit

 

Ministria e Drejtësisë

Titulli i vendit të punës

Avokat Shtetëror – 1 (një) vende pune

Numri i Referencës:

MD/AVSH/30-08-01-2019

Tarifa e shërbimit:

847 Euro  (Bruto)

 

Raporton te:

Avokati i Përgjithshëm Shtetëror  

Lloji i kontratës:

Marrëveshje për Shërbime të Veçanta - (MSHV)

Kohëzgjatja e kontratës:

 

Me afat gjashtë (6) mujor, me orar të plotë

Orari i punës:

I plotë, 40 orë në javë

 

Lokacioni:

Prishtinë “Ndërtesa ish- Rilindja”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përfaqëson Avokaturën Shtetërore, në pajtim me autorizimin dhe instruksionet e dhëna nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit dhe është përgjegjës për zbatimin e detyrave të përfaqësimit, këshillimit dhe mbrojtjes sa më të drejtë dhe në mënyrë ligjore, të autoriteteve publike të Republikës së Kosovës, në procedurat gjyqësore, të arbitrazhit dhe administrative;
  • Avokati shtetëror, detyrat e veta i kryen në pajtim me dispozitat ligjore dhe me udhëzimet e dhëna nga Avokati i Përgjithshëm Shtetëror;
  • Bashkëpunëtorëve profesional dhe zyrtarëve kontaktues, u jep udhëzime adekuate profesionale, në favor të sigurimit të provave adekuate, përpilimit të shkresave adekuate (padi, përgjigje në padi, parashtresa të ndryshme etj.), përkitazi me kontestet konkrete;
  • Varësisht prej situatave, në bashkëpunim me Avokatin e Përgjithshëm, mund të kërkojë, që përfaqësimet në gjykatë të bëhen së bashku me zyrtarin kontaktues të autoritetit publik, respektivisht të institucionit buxhetor;
  • Propozon, te Avokati i Përgjithshëm Shtetëror dhe i përcjellë trajnimet e nevojshme për avokatë shtetëror, bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar kontaktues të autoritetit publik, respektivisht të institucionit buxhetor;
  • Bashkëpunon me institucione dhe autoritete publike, në funksion të përfaqësimit, këshillimit dhe mbrojtjes, sa më azhure, efikase dhe profesionale të tyre, në procedura gjyqësore, të arbitrazhit dhe administrative;
  • Propozon ndryshime dhe plotësime të dispozitave ligjore dhe nën ligjore, në drejtim të rregullimit sa më të drejtë dhe funksional të ushtrimit të funksionit të Avokatit shtetëror, nëpunësve civil dhe të stafit;
  • Kryen edhe punë tjera në kuadër të kompetencave ligjore;
  • Për punën e vetë i përgjigjet Avokatit të Përgjithshëm Shtetëror.

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

  • Diplome universitare: Fakulteti Juridik (katër vjeçar ose master), jurist i diplomuar;
  • Të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune në punët juridike në ndonjë institucion të judikaturës, avokaturës apo në institucione tjera;
  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë dhënë provimin e jurisprudencës;
  • Të jetë person me kualitete të larta morale, të ketë përvojën e nevojshme dhe aftësi profesionale në fushën e drejtësisë;
  • Të mos ketë qenë i dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale;
  • Të mos jetë shkarkuar nga shërbimi civil, apo nga ndonjë funksion tjetër publik i Republikës së Kosovës për shkak të shkeljes së detyrës, apo paaftësisë për të kryer detyrën;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access;
  • Njohja e gjuhës shqipe apo serbe.

 

Ministria e Drejtësisë mirëpret Aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha komunitetet.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim e të drejtave civile dhe politike, të kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 8 (tetë) ditë kalendarikë nga dita e publikimit në web faqen e MD-së respektivisht nga data 30.08.2019 deri 06.09.2019.

Paraqitja e kërkesave: Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e MD-së, zyrën nr. 803, kati i VIII-të ose mund të tërhiqen nga web faqja e MD-së në adresën https://md.rks-gov.net dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: Ndërtesa e ish Rilindjes kati i VIII-të nr. zyrës 803– Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/200 18-286.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit, si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit.

stema