Konkurs: Udhëheqës i Divizionit për Mbështetjen e Viktimave të Krimit - 1 (një) vend pune


Prishtinë, 02/09/2019 - Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës L. NR. 03/L–149 dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

K  O  N  K  U  R  S   

 

I. DEPARTAMENTI PËR DREJTËSI TRANZICIONALE DHE MBËSHTETJE TË VIKTIMAVE TË KRIMIT

1. Pozita:        Udhëheqës i Divizionit për Mbështetjen e Viktimave të Krimit - 1 (një) vend pune

Referenca:     MD/DDTMVK/ 02 - 09 - 01- 2019

Koeficienti:    9

I përgjigjet:    Drejtorit të Departamentit për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit

Vendi:            Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Udhëheqë punën e gjithmbarshme të divizionit dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
  • Menaxhon me stafin e divizionit dhe bënë ndarjen e detyrave tek vartësit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore;
  • Ndihmon mbikëqyrësin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;
  • Informon parashtruesit e kërkesës për kushtet formale dhe materiale që duhen plotësuar për të parashtruar kërkesën për kompensim si dhe bënë pranimin e kërkesave të parashtruara për kompensimin e viktimave të krimit, bashkë me dokumentacionin përkatës të bashkangjitur në kërkesë;
  • Krijon bazën e të dhënave për të gjitha kërkesat e parashtruara dhe vendimet përkatëse si dhe bënë arkivimin e dosjeve të kompletuara;
  • Kompleton dosjen dhe bënë shqyrtimin paraprak të kërkesës së parashtruar dhe përcjell kërkesën tek Komisioni për kompensimin e viktimave;
  • Njofton parashtruesin e kërkesës apo autoritetin e huaj për vendimin e Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit si dhe informon Komisionin për çfarëdo kërkese dhe për komunikimin me viktimën apo autoritetin e huaj;
  • Informon publikun dhe viktimat e krimit për të drejtën në kompensim;
  • Ofron mbështetje administrative dhe teknike për Komisionin për Kompensimin e Viktimave të Krimit;
  • Udhëheqësi i Divizionit për Mbështetjen e Viktimave të Krimit raporton tek Drejtori i Departamentit për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit.

 

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diplomë universitare: Fakulteti Filozofik, Juridik ose Administratë Publike;
  • Minimim pesë (5) vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën e Mbështetjes së Viktimave të Krimit;
  • Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
  • Shkathtësi në caktim të objektivave, planifikim të punës dhe analizë;
  • Shkathtësi në udhëheqje dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup punues;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

 

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Divizioni për Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë),  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë;

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel:  038 - 200 182 86, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 02.09.2019 gjer më datën 16.09.2019, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 4 ditësh, Aplikacionet që arrijn pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkuroni.

 

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga Divizioni i Burimeve Njerëzore dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para Komisionit intervistues.

 

“Shërbimi Civil i Kosovës u shërben të gjithë banorëve të Kosovës dhe mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës”.

 

stema