KONKURS I BRENDSHËM


Prishtinë, 17/09/2019 - Duke u bazuar në Ligjin NR. 03/L – 149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr. 21/2012 për Avancimin në Karriere të Nëpunësve Civilë, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

 

I. DIVIZIONI PËR PROKURIM

 

I. Pozita:         Zyrtar i Lartë i Prokurimit – 2 (dy vende pune)

Referenca:     MD/ DP / 17 – 09 - 1 - 2019

Koeficienti:    8

I përgjigjet:    Udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit

Vendi:            Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave të njësisë;
  • Udhëheq grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet dhe kryen detyra të specializuara në fushën specifike si dhe ndihmon stafin tjetër të institucionit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të njësisë dhe harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohet;
  • Siguron që të gjitha kërkesat për prokurim janë në pajtim me legjislacionin dhe rregullat e prokurimit publik;
  • Përgatit kontrata dhe siguron që metodat e prokurimit dhe teknikat janë të kuptueshme dhe zbatohen nga ana zyrtaret tjerë të prokurimit;
  •  Përgatit forma dhe procedura standarde, varësisht nga metoda e prokurimit dhe siguron që ftesat për oferta për tenderë dhe dërgimi i tyre është bërë me kohë;
  • Siguron mbajtjen e të dhënave detale për të gjithë ofertuesit pjesëmarrës, për veprimet dhe vendimet e marra, si dhe nënshkrimi i komenteve nga secili anëtar;
  • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diplomë universitare; Fakulteti Ekonomik, Juridik apo Administrate Publike, minimum 3 vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e prokurimit publik;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

 

II. ZYRA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM

I. Pozita:         Zyrtar i Lartë për Koordinim e të Drejtaave të Njeriut – 1 (një vend pune)

Referenca:     MD/ ZSP/ 17 – 09 – 02- 2019

Koeficienti:    8

I përgjigjet:    Koordinatores së Njësisë për të Drejtat e Njeriut

Vendi:            Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
  • Bën hulumtime dhe analiza  lidhur  me promovimin, avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut brenda institucionit;  
  • Merr pjesë në hartimin, zhvillimin dhe përgatitjen e politikave, dokumenteve strategjike si dhe dokumentet tjera për të drejtave të njeriut;   
  • Koordinon dhe mbikëqyrë përmbushjen e aktiviteteve  që kanë të bëjnë me të  drejtat e njeriut në kuadër të institucionit;
  • Monitoron zbatimin legjislacionin për të drejtat e njeriut dhe barazisë gjinore dhe përgatit raporte mbi respektimin e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore;
  • Koordinon aktivitetet lidhur me të drejtat e të burgosurve brenda Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës, në pajtueshmëri me ligjet vendore dhe me instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e të burgosurve dhe standardet e të drejtave të njeriut.
  • Përfaqëson ministrin me autorizim të udhëheqësit në takimet në të cilat shqyrtohen çështjet lidhur me drejtat e njeriut në përgjithësi dhe të drejtat e të burgosurve në veçanti, dhe adreson çështjet mbi shkeljet eventuale të të drejtave të njeriut në fushat që i mbulon Ministria.
  • Koordinon aktivitete me Agjencinë për Qeverisje të Mirë pranë ZKM-së si dhe përfaqëson institucionin  në takime në të cilat shqyrtohen çështje lidhur me drejtat e njeriut;
  • Bashkëpunon me organizatat joqeveritare, organizatat tjera relevante, dhe gjithë ofruesit  e shërbimeve  për përmirësimin e kualitetit të të drejtave të njeriut;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret  të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi. 

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diplomë universitare apo të avancuar në fushën që ndërlidhen me detyrat e punës,  3 vite përvojë pune profesionale;  
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e të drejtave të njeriut;  
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit; 
  • Shkathtësi  hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave; 
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit);
  • Njohja e mirë e gjuhës angleze,  e dëshirueshme.

 

 

III. DERTAMENTI PËR FINANCA DHE SHËRBIME TË PËRGJITHSHME

I. Pozita:         Zyrtar i Lartë për Menaxhim Financiar dhe Kontroll - 1 (një vend pune)

Referenca:     MD/ DFSHP/ 17 – 09 – 03 - 2019

Koeficienti:    8

I përgjigjet:    Udhëheqësit të Divizionit për Buxhet dhe Financa  

Vendi:            Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranon, regjistron, kontrollon dhe përgatit lëndët dhe dokumentacionin e nevojshëm për arkivimin e pagesave;
  • Bënë skanimin e lëndëve para se të njëjtat të përcjellën në arkivën qendrore-në ruajtje dhe përkujdesje të mëtejmë;
  • Bënë përgatitjen e raporteve e nevojshme sipas periodave;
  • Përgjegjës për raportim të punës te përgjegjësi kompetent për dhënien e shënimeve dhe raporteve lidhur me të gjitha kërkesat e pranuara dhe për parregullsive eventuale;
  • Regjistron në Libër të veqante-Protokol dhe futë në program përkatës faturat e pranuara dhe mban një kopje dhe përcjellë te subjektet relevante me aktin percjellës;
  • Pranon fatura nga arkiva qendrore i rexhistron dhe i shpërndanë te prokurimi respektivisht te financat (komunalitë);
  • Zbaton aktet ligjore dhe nënligjore te cilat kan të bëjnë me të drejtat dhe obligimet e nëpunësve civil;
  • Kryen edhe pune te tjera sipas nevojave dhe kërkesës se udhëheqësit të divizionit;
  • Për punën e vete i përgjigjet Udhëheqësit te divizionit për buxhet dhe financa.

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diplome universitare: Fakulteti Ekonomik, Juridik ose Biznesi;
  • Përvojë pune dy (3) vite;
  • Ushtron detyrat profesionale me mbikëqyrje dhe udhëzime të herëpashershme;
  • Udhëzohet dhe ndihmohet nga zyrtarët e nivelit më të lartë, në çështjet e politikave ose në çështjet më komplekse, ku kërkohet njohuri dhe përvojë më e madhe profesionale- teknike;
  • Aftësi për të bërë hulumtime për të përgatitur përmbledhje dhe analiza të informacionit dhe të identifikojë opsionet relevante për përkrahjen e vendimeve dhe rekomandimeve të nivelit më të lartë në kuadër të njësisë organizative;
  • Aftësi për të punuar dhe komunikuar me autoritete brenda dhe jashtë institucionit të nivelit të njëjtë për shkëmbimin e informatave dhe zhvillimin e punës në fushat me interes të përbashkët, dhe ofrimin e këshillave në gështjet e caktuara;
  • Aftësi për marrjen e vendimeve lidhur me metodat e punës në përputhje me standardet profesionale, pa u konsultuar me zyrtarët e nivelit më të lartë.

 

IV. DEPARTAMENTI LIGJOR

I. Pozita:         Zyrtar Ligjor - 1 (një vend pune)

Referenca:     MD/ DL/ 17 – 08 – 04 - 2019

Koeficienti:    7

I përgjigjet:    Udheheqesit te Divizionit per Hartim dhe Harmonizim te Legjislacionit

Vendi:            Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Merr pjesë aktive në hartimin e ligjeve dhe akteve nënligjore nga fushë veprimtaria e Ministrisë;
    • Sigurimi i pajtueshmërisë së projektligjeve dhe të akteve tjera nënligjore me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës;
    • Kryerja e formatizimit të ligjit, të revidimeve gjuhësore dhe ligjore, si dhe përkujdesja që përmbajtja teknike e ligjit të jetë e saktë dhe identike në të dy gjuhët zyrtare dhe në gjuhën angleze;
    • Kryen detyra të specializuara, sipas kërkesës, në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara;
    • Kryen detyrat në fushën profesionale specifike me një shkallë të arsyeshme të pavarësisë, me mbikëqyrje dhe udhëzime të kohëpaskohshme
    • Përcjellja dhe menaxhimi i procedurave për hartimin dhe dorëzimin e projektligjeve në Qeveri;
    • Bashkërendimi dhe ndërlidhja e punëve, sipas nevojës me zyrtarët e tjerë të Departamentit Ligjor dhe të Divizioneve;
    • Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga udhëheqësi i divizionit apo udhëheqësi i Departamentit Ligjor.

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diploma  universitare: Fakulteti Juridik;
  • Minimumi dy vite përvojë pune;
  • Njohuri dhe përvojë në hartimin,harmonizimin e Legjislacionit dhe akteve tjera ;   
  • Njohuri të legjislacionit të aplikueshëm në fushat e përgjegjësisë së ministrisë;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese,analitike ,vlerësuese dhe formulim  të rekomandimeve dhe

këshillave profesionale;

  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (World,Excel,Power
  •  
  • Njohja e gjuhës shqipe apo serbe, e preferuar njohja e gjuhës angleze.

Shënim: Procedura e konkurrimit është e hapur për nëpunësit civil ekzistues në Ministrinë e Drejtësisë të cilët i plotësojnë kriteret e Konkursit për avancim. Ministria e Drejtësisë ofron mundësi të barabarta të avancimit për të gjithë nëpunësit civil ekzistues brenda Ministrisë së Drejtësisë. Rekrutimi dhe Përzgjedhja do të bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil si dhe Rregulloren Nr. 21/2012 për Avancimin në Karriere të Nëpunësve Civile.

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Departament për Financa dhe Shërbime të Përgjithshm / Divizioni i Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë) – të,  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë.

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel: 038 - 200 18 272, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi ngel i hapur 8 ditë nga dita e publikimit në web – faqen e Ministrisë së Drejtësisë dhe Tabelën e Shpalljeve, duke filluar nga data 17.09.2019 deri me datën 24.09.2019 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së Konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, aplikacionet që arrin pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës.

stema