K O N K U R S: 1. Pozita: Zyrtar i Prokurimit


Prishtinë, 06/09/2019 - Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës L. NR. 03/L–149 dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

K  O  N  K  U  R  S   

 

I. DIVIZIONI I PROKURIMIT
 

1. Pozita:        Zyrtar i Prokurimit

Referenca:     MD/DP/ 06 - 09 - 01- 2019

Koeficienti:    7
I përgjigjet:    Udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit

Vendi:            Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgatit materiale standarde, varësisht nga metoda e prokurimit;
  • Përgatit dokumentacionin dhe ftesa për oferta për tenderë dhe dërgimin e tyre për shpallje në mjetet e informimit;
  • Pranon fletëpagesa për material të tenderëve në listë dhe regjistrimi i te gjitha kompanive që marrin materialin e tenderit në listën e hartuar për këtë qëllim;
  • Kontrollon faturat në pajtim me kushtet e kontratës, me shënimet mbi mallrat e pranuara te nënshkruara nga nëpunësi i emëruar për pranimin e mallrave, përgatit dokumentacionin për pagese dhe dërgon lendet për ekzekutim;
  • Pranon oferta nga kompanitë ne kohen e parapare ne tender, dokument dhe merr pjese ne përgatitjen e hapjes se ofertave;
  • Merr pjese ne përgatitjen e procedurave te vlerësimit te ofertave;
  • Mban te dhëna detale për te gjithë ofertuesit, për veprimet dhe vendimet e marra, si dhe nënshkrimi i komenteve nga secili anëtar;
  • Kryen edhe pune tjera ne pajtim me qëllimin e vendit te punës te cilat mund te kërkohen kohe pas kohe nga mbikëqyrësi;

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diplomë universitare: Fakulteti Ekonomik, Juridik ose Teknik;
  • Së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e prokurimit publik;
  • Njohuri te ligjeve dhe rregulloreve te aplikueshme;
  • Shkathtesi ne komunikim, planifikim te punës koordinim eventual i personelit ne nivel administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim te rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

 

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Divizioni për Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë),  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë;

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel:  038 - 200 182 86, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 06.09.2019 gjer më datën 20.09.2019, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda katër (4) ditësh, Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkurroni.

 

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga Divizioni i Burimeve Njerëzore dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para Komisionit intervistues.

 

“Shërbimi Civil i Kosovës u shërben të gjithë banorëve të Kosovës dhe mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës”.

 

stema